Eurodeputetja, Eva Kaili

Skandali që tronditi PE-në, gazeta gjermane publikon fakte të reja: Maroku korruptoi zyrtarët evropianë për të lavdëruar regjimin

29 Dhjetor 2022, 13:18| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 13:32

  • Share

Maroku ka qenë shteti që ka paguar shumat më të mëdha për të korruptuar zyrtarët e Parlamentit Europian. Sipas gazetës gjermane Spiegel, Maroku ka luajtur një rol më të madh se Katari në skandalin që ka njollosur imazhin e institucioneve evropiane ku është përfshirë edhe ish zëvendës presidentja e PE, Eva Kaili e cila ndodhet e arrestuar në Bruksel.

Ka qenë shteti i afrikës veriore ai i cili ka paguar shumëat më të mëdha të parave për të korruptuar zyrtarët europianë në mënyrë që këto të fundit të lartësojnë regjimin e Marokut, duke e shfaqur si të virtutshëm për qytetarët. Deri më tani, përfshirja e Marokut ishte e qartë por jo në nivele kaq të larta. Siç shkruan gazeta gjermane, Maroku ka pasur një pjesëmarrje edhe më aktive nga sa besojnë autoritetet belge.

Dokumentet e klasifikuara të siguruara nga revista gjermane shprehen në mënyrë karakteristike se shërbimi i inteligjencës së jashtme të Marokut "DGED" është përfshirë në nivelin më të lartë të skandalit të korrupsionit dhe ryshfetit.

Për skandalin ‘Qatar Gate’ të arrestuar kanë përfunduar katër persona, Eva Kaili eurodeputete dhe ish zëvendës presidente e PE, bashkëshorti i saj Francesco Giorgi, ish eurodeputeti italian, Anonoi Panceri dhe babai i Eva Kailit. Rasti flagrant mori emrin 'Qatar Gate' për shkak të përfshirjes së Katarit, pasi zyrtarët e këtij shteti paguan shuma të mëdha për të ndikuar në vendime politike dhe ekonomike. Në total nga operacioni i autoriteteve belge, u sekuestruan 1.5 milionë euro të përfituara në formë ryshfeti. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?