Përvijohet një skandal pas vendimit të beftë të gjykatëses Iliriana Olldashi për të nxjerrë nga burgu dhe duke lënë në 'arrest shtëpie' Jamarbër Malltezin. Redaksia investigative e Report TV zbulon se në fakt Iliriana Olldashi është në konflikt flagrant interesi.
Nga deklarata e saj e pasurisë zbulohet se Olldashi ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani nga kompania 'Homeplan' dhe 'Kontakt'. Apartamenti, sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv, është blerë në vitin 2015. Bëhët fjalë për 91.6 metra katror me çmimin në total 65 mijë euro, një vlerë të përllogaritur për m2, 712 euro, mjaft i lirë për tregun.
Sipas dokumenteve, apartamenti është shlyer me këste dhe kësti i fundit është dhënë nga gjyqtarja në konflikt interesi në vitin 2016. Pikërisht, kompania 'Homeplan' është në qendër të procesit dhe atje është aksioner Jamarbër Malltezi, person nën hetim që ndodhej në burg, dhe që me vendimin e sotëm të saj e nxori në 'arrest shtëpie'.
Iliriana Olldashi do të duhej ta kishte deklaruar këtë konflikt interesi duke abstenuar nga procesi i Apelit përmes të cilit sot i dha Jamarbër Malltezit 'arrestin në shtëpi'. Një konflikt interesi i dyfishtë, jo vetëm për Jamarbër Malltezin, por edhe me shoqërinë 'Homeplan', kullat e të cilës, ku jeton gjykatësja, janë në qendër të hetimeve mbi ish-Klubin Partizani që po heton SPAK dhe për këtë arsye është arrestuar dhe Jamarbër Malltezi. Nëse ato banesa do të rezultojnë frut i korrupsionit edhe shtëpia e Iliriana Olldashit mund të sekuestrohet dhe kjo gjë mund të ketë influencuar mbi vendimin e saj.
Nga deklarata e saj e të ardhurave, del në pah se Iliriana Olldashi e ka blerë apartamentin duke paguar 65.212 euro, një çmim veçanërisht i favorshëm, pra shtëpia ka kushtuar rreth 712 euro për metër katror, një çmim që hedh dyshime për një trajtim të favorshëm nga ana e shoqërisë 'Homeplan' e Jamarbër Malltezit dhe që sot mund të jetë transformuar në ndihmesë procedurale. Pikërisht për të shmangur këto dyshime, Iliriana Olldashi e kishte për detyrë të denonconte konfliktin e saj të interesit dhe të mos bëhej pjesë e këtij procesi.
Zbutja e masës së sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit, nga 'arrest me burg' në 'arrest në shtëpi', faktikisht kishte ngjallur habi mes atyre që njihnin ashpërsinë me të cilën Iliriana Olldashi deri më tani është bërë e njohur në strukturat e SPAK.
Që nga krijimi e deri më sot nuk kishte ndodhur kurrë më parë që GJKKO të kishte ndryshuar masën e 'arrestit nga burgu', në 'arrest shtëpie'. Vendime të tilla janë refuzuar përherë si për shembull për Vangjush Dakon, Safet Gjicin, Fatos Tushen, Fredi Bejlerin dhe ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi, për të cilët GJKKO ka vendosur masë arresti me burg.
E njëjta gjyqtare ka dhënë vendime edhe më ekstreme si në rastin e deputetit, Alqi Bllako. Ky i fundit u lirua nga burgu, por gjyqtarja Olldashi vendosi ta rikthejë sërish në qeli. Olldashi, caktoi “arrest me burg” për të ndjerin Enver Sheshi. Avokati i Sheshit i kishte parashtruar raportet shëndetësore në GJKKO së Apeli, por ishte refuzuar nga Olldashi.
Me Jamarbër Malltezin nga i cili ka blerë shtëpi në fakt, standardi ndryshon.
Foto: Dokumenti i vetëdeklarimit të pasurisë që vërteton se gjyqtarja Olldashi ka blerë apartamentin në 2015
Po ky Ramoviçi ku i mori këta Lek, se ka Spakun në dor
PërgjigjuNqs Gjyqtarja është në konflikt interesi Vendimi i saj nuk duhet të meret parasysh
Përgjigjupo gjyqtaret nuk arrestohen dot nga Spaku?
PërgjigjuMerrini nje interviste Elizabetes sepse jau shpjegon ajo situaten se e ka shoqe te ngushte Ilirianen dhe bashke i kane ber punet gjithe kohen.
PërgjigjuBashke te treja, se harrove mafiozen Argita!
Pa karakter dhe mbi te gjitha pa integritet si njeri! Ata qe e njohin dhe kane punuar dhe punojne me te e dine shume mire cfare perfaqeson. Nuk e ka problem te beje edhe falcifikime kur i nevojitet.
PërgjigjuKeshtu eshte kur mbahen keto baxhella ne drejtesi,SPAK duhet te veproi....
PërgjigjuAsnje gjyqtar nuk duhet te gjykoje kastratin se te gjithe kan blere nafte te ai.
Nese Shqiptaret nuk çohen sot ne protesta kunder kesaj...neser është tepër vonë
PërgjigjuNeser ne 11:30 te gjithe prara GjKKO-se kunder I.Olldashit, te vihet drejtësia në vend
Nuk e kuptoj se ku qendron konflikti i interesit! Nje gjyqtar gjate jetes/karrieres se tij mund te bleje nje makine, nje shtepi, nje frigorifer, nje pakete turistike, letra higjenike, sallom, djath, pallto, etj., etj. Sipas llogjikes tuaj idiote ky gjyqtar eshte ne konflikt interesi me te gjitha bizneset ku ka bere blerje?????? hahahahahahahah
PërgjigjuLlogjika e gazetarit or teeeejjjjj
Nese do i qelloje te gjykoje nje ceshtje te asaj pikes se bulmetit poshte shtepise se saj ku ka blere sallom dhe djathe dhe e njeh, atehere duhet te terhiqet nga gjykimi i ceshtjes. Se nuk i jane arrestuar ato qe i kane shitur biletat, punetori tek neptun, goca tek dyqani rrobave TE GJITHA SE BASHKU. Kaqol
te ishte Juri Kim ketu po do ta shikonit nese do ja mbante kesaj ta ndryshonte masen e sigurise... por eshte i derguari me pune qe nuk prononcohet fare ??????? do sjelle amerika ndonje ambasador apo jo???
PërgjigjuOj minushe, drejtesine e ka bere Rama me PS-en po se besove pyete po deshe.Juri Kim ska pune fare me drejtesine tone,eshte merita jone.
UNE MENDOJ SE NE VEND TE BANDIT MALLTEZIT DUHET TE FUTET KJO PSEUDOGJYKATESE DHE PASTAJ TE SHIKOJME EDHE GJYKATESIT E TJERE SI DO TE GJYKOJNE,,,ME PAK FJALE DUHET NJE REVOLUCION NE DREJTESI
PërgjigjuKte ben ata te spakut kur lane jashte Sali Berishen dhe per te tjere spaku tregohet.me.dore te hekurt mafhe edhe rasti atij te shkretit qe vdiq ne burg kjo gjygjtare nuk e la te vdiste ne shpi per evazion fiskal. U tregua e ashper me shum seç duhej tani me dore ne zemer per jambarin hahahaha Turp turp turp. Perfundimisht jam duke ikur nga ky vend. Rrini dhe shijoheni ju te tjeret drejtesin e re.
PërgjigjuJu pershendes te gjitheve! Dua te ndaj me ju eksperiencen personale qe me eshte dashur te jetoj fale zonjes Gjyqtare e cila me ka burgosur per 8 muaj rresht me akuza te renda vetem me hamendesime. Pergjate te gjithe kesaj periudhe ne 6 ankime qe kam bere ajo nuk u mundua asnjehere te rivleresoje situaten e cila nga fillimi ne fund u zhvillua pa asnje prove per te me inkriminuar. Sot qe flasim jam rimbursuar nga shteti per shkak te perndjekjes se padrejte penale dhe marrjes se pafajesise pas 4 viteve procese te shtyra kot me kot. Vlera e rimbursuar per kohen e burgosjes pa shkak eshte rreth 8.500 Euro dhe kam pretenduar si shperblim per heqje te padrejte nga puna rreth 120.000 Euro per te cilat kam fituar gjyqin e shkalles se pare me vleren 55.000 Euro por kam apeluar sepse vlera e pretenduar eshte saktesisht ajo qe kam kerkuar dhe me takon me ligj. Desha t'u terheq vemendjen te gjithe komentuesve dhe prokuroreve speciale se kjo shume qe me eshte akorduar paguhet drejtperdrejt nga taksat tuaja. Jo nga xhepi personal i Gjyqtares. Kjo gjyqtare cdo dite qe qendron ne detyre shkakton shkakton favorizime te padrejta ne dem te te hetuarve dhe ne afat te gjate deme ekonomike per shtetin dhe shoqerine shqiptare. Kjo zonje eshte jo vetem e korruptuar por dhe nje profesioniste mjerane. Ne fakt, nuk di te bej dallimin se kush nga evidentimet e mesiperme prevalon... Ju ftoj te gjitheve te ndajme eksperiencat personale konkrete per te kuptuar se ku po jetojme. Jane shume pak keqberesit qe te veshur me togen e zeze vrasin cdo dite. Le te mundohemi qe me perpjekjen tone modeste t'i evidentojme me emra... Ju uroj nje dite te mbare te gjitheve dhe luftoni deri ne fund me keta keqberes sepse eshte edhe e leverdishme...
PërgjigjuPershendetje..pergezime per shkrimin e kurajon..une nuk kam eksperienze me gjykatat..mendoj se pervec paaftesise profesionale ,korrupsionit eshte edhe ndarja politike e prokuroreve e gjyqtareve .kjo e fundit eshte e hapur dhe shume e rrezikeshme per dhenenien e drejtesise.me mire te deklaroheshin si grupim i majte e ose djathte e te benin betimin mbi kushtetute e ne punen e tyre do zbatonin ligjin si cdo pune tjeter ne shtet,amministrate,pollici,ushtri..CDO gje te jete e hapur e kjo i ben mire shoqerise,paqes sociale..une jam kunder gjyqeve publike neper TV ,gazeta etj..te mesohemi te resprktojme istitucionet si Albensi e te kemi kurajon te flasim me fakte per cdo parentesi nga drejtesia..per dhendrrin e saliut mendoj se vendimi i gjyqtares eshte sa korrutiv dhe politik
Nuk mendove se nje dite do te perbadhesh me genjeshtren si kujtove ti moj madam se nuk do perbadheshe me popudhin jep pergjie tani Spak duhet te veproj sa me shpejt per te kthyer kete maskara ne burg Te tregoj veten qe eshte e e pa varur dhe nuk trembet nga kercenimet e non. grades krijoni besim tek shqipetaret
PërgjigjuArsyja që shqipëtarët kan ikur,dhe vazhdojnë të ikin nga vëndlindja është,Padrejtësia.
PërgjigjuShume e thjeshte,nje pyetje:A e ka share Sala me liber shpie kete gjyqtaren para se te zhvillohej seanca apo jo?Kaq e thjeshte eshtë,pergjigjuni dhe del vete si eshte muhabeti.
PërgjigjuKu i gjet paret kjo gjyqtarja,se e paska la kredine per nje vit? Oh harruam,ka fitu lloto,mund t'ja kete dhene babai,vllai,gjyshi qe shesin fara luledielli,por me fitim t'modh.Bravo vetingu,sa e ka rregullu drejtesin,e ka bo dreeejt fare,vizore.
PërgjigjuMos u habisni.Vetingu pra.Kjo zonja duhet te kishte declaru me pare kete konflict interesi.Veting leshi.Po te shkosh neper gjykata te gjithe ish gjyqtaret rrijne si minj jashte per pazaret e rradhes.Jane shendrruar ne avokate tani,kane hap studio avokatie,dhe bejne me te thjeshten,sekserin.Mos harroni ta shtergoni fort ket fare Vetingu.Gjyqtaret qe gjoja kane kaluar vetingun,asnje gje nuk kane ndryshe nga ato qe u hoqen,biles kane shume te perbashketa.Hajd pra,me shnet vetingun.E beri sefte kjo gjyqtarja e Malltezit drejtesine post veting
PërgjigjuPo,po vetingu.E beme vetingun si me magji,çdo t'korruptum e hoqem,dhe tani kemi drejtesi.As ka per te pasur ndonjehere drejtesi ne Shqiperi me kete tip vetingu qe u saju.
PërgjigjuJa ketij i thone investim me mend dhe fitim! Nuk e kam fjalen per kullat e Partizanit,por per /investimin/ qe ka bere Malltezi duke i shitur Olldashit apartament ne kulla dhe me cfare cmimi se!! /Para e bardhe per dite te zeze/-thuhet.Ne kete rast /gjyqetare /e bardhe/ per ditet e zeza te Malltezit/!!
PërgjigjuPse ka dhene drejtesi kjo shure Kur ishte ne konflikt interesi. Por mendova se cdo gje po shkonte ok Tani them se nuk mund te japim drejtesi ne ate vend askush Ketu ne Amerike shkon para gjyqtarit Presidente dhe ish jo plehra si Sali Berisha !
PërgjigjuPtuuu ju dhjefsha drejtesin dhe gjykatesit
PërgjigjuTa bejne gati per ne SPAK edhe gjyqtaren
Përgjigjuarrestojeni prape malltezin..
PërgjigjuA korrigjohet ky skandali kesaj gjyqetareje te korruptuar, te pacip dhe te poshter?
Përgjigju