Kronikë

Skandali seksual/ Gjykata e Elbasanit shpall moskompetencë, kalon dosjen e pedagogut te Krimet e Rënda

28 Shtator 2019, 20:25| Përditesimi: 30 Shtator 2019, 15:32

  • Share

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg pa afat" ndaj pedagogut Denis Himçi që kërkonte favore seksuale nga studentja në Universitetin e Elbasanit dhe ka caktuar që çështja t'i kalojë për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Megjithatë, mësohet se ky vendim për transferim të dosjes nga gjyqtarit Bujar Musta bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila ka njoftuar se dosjet për çështjet e korrupsionit do të hetohen nga Prokuroritë  dhe Gjykatat e rretheve deri në krijimin e SPAK.

Më herët, ndaj Himçi u caktuar 'arrest me burg' me 10 ditë, por në seancën e sotme gjyqtari ndryshoi masën e sigurisë në "burg pa afat".

Ndalimi i Denis Himçit erdhi pas një videoje të publikuar në media ku ai shfaqej duke kërkuar favore seksuale dhe dhurata një studenteje në mënyrë që ta kalonte në disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse. Pas video-skandalit, Rektorati i Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”  pezulloi nga detyra Denis Himçin, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane.

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 29/09/2019 22:53

    Respekte per komunitetin LGBT por nuk e di ky futura tek kush ben pjese ? A me thoni se ku ?

    Përgjigju
  • Populli: 28/09/2019 23:15

    Jo mos kopetence e juaja! Por nuk paskeni b*the per ta gjykuar,ose nuk ka dhene para te mjaftueshme per ta liruar,sikur jane mbaruar parat me doktorat qe e shtruan ne spital + do i japi nje raport per mos tu gjykuar,si komandanti i tyre Lul B*tha,fal nje raporti dhe i shpetoj burgut,ndesa nje fukara per mos paguarjen e dritave denohet me burg kjo eshte drejtesia e Sali krimit,qe e mbane per fyti, qe eshte ne grahmat e fundit te tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?