Angeles Bejar dhe momenti i puthjes së diskutuar

Skandali seksual me kreun e Federatës së Futbollit në Spanjë, nëna e Rubiales përfundon me urgjencë në spital

31 Gusht 2023, 13:05
  • Share

Nëna e Luis Rubiales, presidentit të pezulluar të Federatës Spanjolle të Futbollit, Angeles Bejar është shtruar me urgjencë në spital. Prej më shumë se tre ditësh ajo ishte në "grevë urie" e izoluar një një kishë, kjo për akuzat që rëndojnë kundër të birit.

Luis Rubiales u vendos me "shpatulla pas murit" pasi në ceremoninë e medaljeve për kampionet e Spanjës në Botërorin e femrave, puthi në buzë futbollisten Jennifer Hermoso. Tanimë Rubiales është i pezulluar me 90 ditë nga FIFA, teksa një hetim për "ngacmim seksual" është hapur për të nga Prokuroria në Spanjë.

Veç saj, atij i është kërkuar që të japë dorëheqjen nga posti. Në të tilla kushte, e ëma e Rubiales kërkon drejtësinë, pasi mendon se puthja ishte me "konsensus" dhe se i biri po akuzohet pa të drejtë.

Për këtë, ajo u mbyll në një kishë dhe prej tre ditësh ishte në grevë urie, teksa gjendja jo e mirë shëndetësore ka bërë që të dërgohej me urgjencë në spital.

Prifti i qyteti Motril Atë Antonio tha: "Angeles është dërguar me urgjencë në spitalin "Shën Ana" pasi pësoi një krizë shëndetësore, një sulm paniku. Shqetësimi ishte për shkak të temperaturave të larta dhe faktorëve të tjerë. Ajo kishte enjtje në këmbë dhe shenja të dukshme të lodhjes. Përveç kësaj, ajo ishte jashtëzakonisht nervoze". Gjendja e Angeles Bejar duket e stabilizuar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?