VIDEO/ Skandali seksual në bashkinë e Kukësit, shtyhet seanca në GJKKO për Alma K! Avokatja: Mund të dalin prova të reja shumë shpejt

31 Gusht 2023, 09:32| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 11:18

  • Share

TIRANË- Alma K., u shoqërua sot nga policia për në ambientet e gjykatës pasi kërkoi masë më të lehtë sigurie. GJKKO shtyu seancën për në 12 shtator ndërsa një prononcim e pati edhe avokatja e 40-vjeçares e cila tha se shumë shpejt do të ketë të dhëna të tjera nga nën efektin e hetimit.  Avokatja e Almës paralajmëroi se në të ardhmen mund të ketë një qëndrim krejt ndryshe, por nuk shpjegoi se çfarë po paralajmëronte me këtë deklaratë.

Këtë të enjte është prononcuar për mediat vetë Alma K e cila është përplasur me gazetarët. Ajo i cilësoi si ‘lypës semafori’ teksa edhe gazetarët nuk ja kursyen përgjigjen.

“Deri më tani janë të njëjtat të dhëna që janë paraqitur në organin e akuzës, mund që në të ardhmen të kemi qëndrim ndryshe. Mund të dalin të dhëna të reja që janë nën efekt të hetimit.”- thotë avokatja për mediat.

40 vjeçarja po hetohet në masë sigurie “arrest shtëpie”, masë e cila u caktua më 24 qershor 2023 për akuzën e korrupsionit aktiv.  Po në këtë datë u arrestua edhe Safet Gjiciish kryebashkiaku i Kukësit i akuzuar për korrupsion pasiv.

Safet Gjici dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e kryetarit për tender e favorizime pasi kishin kryer marrëdhënie intime

Ora 11:02
VIDEO/ Alma K ‘përplaset’ me gazetarët: Jeni bërë si lypsat e semaforit, merrni ç’ju jep SPAK- u! Gazetari: Po ti ç’deshe te Safeti, i rehabilitove qentë?

 

Është prononcuar për mediat edhe 40-vjeçarja Alma K e cila doli në filmimin me Safet Gjicin në zyrën e Bashkisë Kukës. Teksa gazetarët e pyesnin për qëndrimin e saj në SPAK, Alma nuk iu kursye.

Alma K: Na jeni bërë si lypsa semaforit, merreni çfarë ju jep SPAK

Gazetarët: Po ti çfarë i lype Safetit, i rehabilitove qentë?

Alma K: Ciao!

Seanca në GJKKO është shtyrë për në datën 12 shtator ndërsa avokatja e saj tha se në të ardhmen do të ketë qëndrim tjetër të 40-vjeçares por nuk dha detaje të hollësishme. 

Ora 10:43
Skandali në bashkinë e Kukësit, Alma K kërkon ndryshim mase, avokatja: Mund të nxjerrim të dhëna të reja shumë shpejt

 

Avokatja e Alma K, 40-vjeçarja e cila ishte në videon intime të Safet Gjicit ka folur sot për mediat. Alma K ka kërkuar sot ndryshim mase, ndërsa seanca është shtyrë për një datë tjetër në mënyrë që Prokuroria të depozitojë të gjitha hetimet që janë kryer deri tani. Avokatja në fakt thotë se nuk ka asnjë qëndrim ndryshe nga klientja e saj megjithatë u shpreh se do të ketë të dhëna të reja në të ardhmen.

“Gjykata e shtyjë për një datë tjetër ku Prokuroria do depozitojë të gjitha hetimet që janë bërë deri tani. Dhe duke parë provat do vendosë nëse do lerë arrestin në shtëpi ose do ndryshojë masë.

Deri më tani janë të njëjtat të dhëna që janë paraqitur në organin e akuzës, mund që në të ardhmen të kemi qëndrim ndryshe. Mund të dalin të dhëna të reja që janë nën efekt të hetimit.

Korrupsioni aktiv nuk kemi, nuk ekzistojnë. S'kemi bërë asnjë ndryshim deri tani.”- tha avokatja.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/09/2023 00:30

    Na i paska ardhur zeri Almes !! Me ate Playboy Barbie qe ka per avokate,nuk besoj te kete gjykates qe t'a denoje.Bravo gazetareve qe e vune perpara!

    Përgjigju
  • Dale moj dale: 31/08/2023 10:55

    Alma K...... e ka tamam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?