65-vjeçari para gjykatës

Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja/ Raprezalja e ministrisë, shkarkohet drejtori e tre nën/drejtorët e shkollës

5 Qershor 2020, 20:05| Përditesimi: 7 Qershor 2020, 19:49

  • Share

TIRANË- Vetëm pesë ditë nga arrestimi i 65-vjeçarit dhe tre djemve të tjerë të dyshuar se kanë abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren ka ardhur dhe reagimi i parë i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Titullarët e kësaj ministrie kanë vendosur të mos qëndrojnë të heshtur ndaj këtij skandali seksual që tronditi vendin, ku një ish-roje i shkollës rezultoi se ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur.

Një burim pranë shkollës 9-vjeçare tha për “Shqiptarja.com” se me urdhër të Drejtorisë së Arsimit në Kamëz, është vendosur shkarkimi nga detyra e drejtorit të kësaj shkolle. Ky i fundit fillimisht u pezullua, por nuk ka kaluar shumë ditë që ai të shkarkohet plotësisht nga posti i drejtorit të shkollës. Raprezalja e drejtorisë së Arsimit Kamëz dhe Ministrisë së Arsimit është shtrirë dhe tek tre nën/drejtorët e shkollës ku është vendosur për shkarkimin e M. Ll., M.D., dhe F.Gj. Vendimi për shkarkimin e tyre është marë këtë javë, ndërkohë që me urdhër të drejtorisë së Arsimit, është emëruar dhe drejtori i ri i shkollës. Pritet që në ditët në vijim të ketë dhe një vendimarje për psikologët e shkollës, pasi gjatë një inspektimi në shkollë, është vërejtur se roli i psikologut në këtë shkollë, ka qenë i padukshëm.

Të gjithë shkarkimet nga detyra kanë ardhur me motivacionin për shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës. Ndërkohë vala e shkarkimeve të mësuesve është shtrirë dhe në gjimnazin në Babrru, shkollë në të cilën vajza e mitur studjonte në vitin e parë të këtij gjimnazi. Burimet sqaruan se pikërisht në këtë gjimnaz është shkarkuar mësuesja, e cila rezulton të jetë dhe kujdestaria e klasës ku ishte dhe minorenia 15-vjeçare, e abuzuar seksualisht nga roja i shkollës, dy nxënës të mitur dhe një djalë me origjinë nga Laçi. Duke iu referuar burimeve të policisë 65-vjeçari, në momentin e arrestimit shërbente si roje nate pranë gjimnazit. Detyrën në këtë gjimnaz 65-vjeçari, e kishte marë gati një vit më parë, pikërisht në periudhën kur vajza e mitur ishte transferuar me studime nga shkolla “9-vjeçare në gjimnaz.

Burimet nga policia thonë se 65-vjeçari, ishte larguar nga drejtori i shkollës, ku në vend të babait, ai kishte punësuar si roje nate djalin e 65-vjeçarit. Ndërkohë ai, rezulton të ketë filluar punë si roje nate i gjimanzi. Ky drejtor rezulton të jetë marë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe çështja momentalisht ndodhet edhe për shqyrtim gjyqësor në gjykatën e Apelit Tiranë. Gjatë fazës së hetimit është krijuar një tjetër dyshim për drejtorin e shkollës, për korrupsion pasiv, pasi çdo mësuesi u merte 60 mijë lekë të vjetra për një trajnim që ata zhvillonin, në një kohë kur trajnimi dhe lëshimi i çertifikatës nga organi që organizonte trajnimin, kushtonte vetëm 30 mijë lekë të vjetra

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?