Politikë

SKANDALI/ ‘Dëshmitari’ italian e pranon: Gënjeva në ‘Syri Tv’ kundër Erion Veliajt pasi më kanë premtuar para

30 Shtator, 10:46| Përditesimi: 30 Shtator, 16:40

  • Share

Në fund të marsit dhe fillim të prillit 2023, vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore, emisioni “Piranjat” në televizionin e familjes Berisha, Syri Tv, publikoi dy intervista që tronditën opinionin publik. Protagonist: një shtetas italian, Gabriele Tarroni Longinotti, i cili pretendonte se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kishte marrë pjesë në blerjen e një inceneratori të dështuar, pajisje që kompania “Bruno Presezzi” SPA kishte marrë nga Rumania për skrap, pasi më parë s’e kishte shitur dot as në Zimbabve.

“Piranjat” raportuan se Longinotti ishte takuar disa herë me Veliajn, herë në Itali, në zyrat e “Bruno Presezzi” SPA, herë në Tiranë, në “Cioccolati Italiani” dhe restorantin “Tribe”. Historia shpërtheu në eter pak ditë para votimit.

Prej dy vitesh, “Piranjat” janë nën proces penal për shpifje, pas padisë së Veliajt në Gjykatën e Tiranës. Por java e fundit i ka dhënë çështjes një përmbysje të plotë.

Avokatët e Veliajt depozituan të hënën një deklaratë noteriale të datës 24 shtator 2025, të nënshkruar në Modena para noteres Rosa Chiarini, ku vetë Gabriele Tarroni Longinotti hedh poshtë çdo akuzë që kishte artikuluar ai dy vite më parë. “Gjithçka ishte shpifje për para”, - deklaron Longinotti dhe pas dëshmisë së rremë të transmetuar në emisionin “Piranjat” nisën edhe protestat 2-vjeçare para Bashkisë së Tiranës.

Në dokumentin noterial, Longinotti pranon se:

(1) Nuk e kam parë kurrë zotin Erion Veliaj të udhëtojë, vetëm apo në praninë e personave të tjerë, në Itali ose të takojë dikë, aq më pak që qëllimi i një vizite të tillë të ketë qenë i lidhur me inceneratorin;

(2) Nuk e kam takuar kurrë zotin Erion Veliaj, as personalisht e as në praninë e personave të tjerë, as në Itali e as në Shqipëri pranë “Cioccolati Italiani” ose “Tribe”, dhe as nuk kam komunikuar ndonjëherë me të, personalisht apo nëpërmjet të tjerëve, nëpërmjet telefonatash, mesazhesh apo ndonjë forme tjetër komunikimi;

(3) Nuk kam as njohuri dhe as prova që zoti Erion Veliaj të ketë marrë pjesë ose të ketë qenë i përfshirë në blerjen e inceneratorit që kishim në Rumani;

(4) Të gjitha deklaratat që kam dhënë për zotin Erion Veliaj, në intervistat e mia për programin “Piranjat”, si dhe ato që kam lënë të kuptohet, janë të pavërteta dhe janë bërë prej meje në këmbim të premtimeve nga ana e këtyre mediave televizive dhe personave të afërt me to për përfitime financiare.

Deja-vu “Nesti Angoni 2”

Publikimi i intervistave në prill 2023, vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore, nuk mund të ishte rastësi. Veliaj fitoi mandatin e tretë me një diferencë rekord prej rreth 60 mijë votash.

Sot, me pranimin e Longinottit, kjo ngjarje provohet si një inskenim i mirëfilltë, që të kujton “letrën anonime të Nesti Angonit”, mbi të cilën Prokuroria Speciale filloi hetimet ndaj Veliajt dhe akoma e mban të izoluar në paraburgim. Nëse skenari i parë Nesti Angoni - Longinotti dështoi, duket se u hodh në lojë një plan i dytë: një letër anonime, me emër fiktiv dhe firmë të fallsifikuar, për t’i dhënë jetë një tjetër goditjeje politike.

Ashtu siç u zbuluan mashtrimet e Gabriele Longinottit dhe inskenuesit e “Nesti Angonit” të dytë, po aq e pashmangshme është edhe zbardhja e skenarit që fshihet pas kallëzimit penal anonim e të fallsifikuar të “Nesti Angoni 1”. Drejtësia dhe koha do t’i nxjerrë në dritë të gjithë inskenuesit e kësaj fabrike të re shpifjesh, që provojnë se Veliaj ishte viktimë e një plani të mirëorgnizuar për eleminim politik, para dhe pas rizgjedhjes së tij të 3-të.

Deklarata noteriale e Gabriele Tarroni 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?