Jeffrey Epstein, financieri i cili akuzohet për organizimin e orgjive me vajza të mitura, raportohet të ketë bërë dhjetëra vizita në Shtëpinë e Bardhë, kur në detyrë ishte ish-Presidenti Bill Clinton. Sipas “DailyMail”, Epstein nuk ishte i vetëm gjatë udhëtimeve të tij në Shtëpinë e Bardhë, por bashkë me tetë femra të ndryshme.
Regjistrat e vizitorëve të zbuluar muajin e kaluar konfirmuan se pedofili i ndjerë kishte vizituar të paktën 17 herë gjatë mandatit të parë të Bill Clinton-it, duke filluar menjëherë pas përurimit të tij në vitin 1993. Raportohet se vizitat janë kryer mes viteve 1993-1995.
Pamjet e pazbuluara më parë tregojnë gjithashtu financierin, i cili në tre raste vizitoi Shtëpinë e Bardhë dy herë në një ditë. Në disa prej fotove të fiksuara pedofili i ndjerë shfaqet në podiumin e sallës së konferencës në Shtëpinë e Bardhë në rezidencën e presidentit në Palm Beach.
Natyra e vizitave të Epstein nuk zbulohet në regjistrat e vizitorëve, megjithatë, ato tregojnë se gjatë një darkë në “Blue Room” ishin të pranishme dhjetëra gra.
Shumë nga gratë që Epstein mori në vizitat e tij në Uashington dihej se kishin pasur marrëdhënie romantike me të.
Në listë përfshihen Celina Midelfart, asokohe 21 vjeç, Eva Andersson-Dubin, 33, Francis Jardine, e cila besohej se ishte në të 20-at dhe e dashura e tij e dikurshme, Ghislaine Maxwell, e cila ishte 32 vjeç.
Katër gratë e tjera që shfaqen gjithashtu në regjistra janë Jennifer Garrison, Shelley Gafni, Jennifer Driver dhe Lyoubov Orlova.