Spitali Onkologjik

Skandali te Onkologjiku/ Apeli i GJKKO i heq masat e sigurisë ish-zv.drejtoreshës së QSUT dhe administratorit të klinikës private! Detyrim paraqitje për farmacistin Marku

18 Shtator, 13:41| Përditesimi: 18 Shtator, 14:03

  • Share

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka ndryshuar pjesërisht masat e sigurisë për mjekët e akuzuar lidhur me skandalin në Spitalin Onkologjik. Gjyqtari Florjan Kalaja vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit në shtëpi për mjekun Edmond Gashi.

Për farmacistin Florjan Marku e ndryshoi nga arrest në shtëpi në detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore. Për babain e mjekut Edmond Gashi, Halil Gashin, administrator i klinikës private “Megis” ku adresoheshin pacientët, Apeli i GJKKO hoqi masën e detyrimit të paraqitjes.

Gjithashtu masa e sigurisë detyrim paraqitje u shfuqizua edhe për ish-nëndrejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjazi. Ndërkohë çështja e skandalit të Onkologjikut do të shkojë për interpretim edhe në Gjykatën e Lartë.

Gjyqtari Kalaja vendosi parashtrimin e mungesës së kompetencës lëndore të GJKKO-së sa i përket procedimit penal me objekt administrimin e burimit të “Kobaltit” me persona nën hetim ish-nëndrejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjazi dhe ish-specialisten Drilona Kishta.

Kur u zbulua Skandali

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. 7 masa sigurie u vendosën më 25 qershor 2024, pas hetimeve që zbuluan një skandal në spitalin onkologjik në QSUT.

Pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi. Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi se ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin në disa farmacive në Tiranë. 

Gjithashtu aparatura e vetme 'Kobalto Terapinë' e cila shërben për radioterapitë u la jashtë kushteve teknike me qëllim që pacientët të mos e merrnin shërbimin tek Onkologjiku, por në klinika të tjera private, duke u kthyer në burim rreziku jo vetëm për mjekët që punonin por dhe pacientët.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?