Skandali i Onkologjikut, që ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion, duket se do të detyrojë kryeministrin Edi Rama, të nis javën me një takim me të gjithë shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza ”. Sipas burimeve të Report TV, të hënën, Rama pritet të jetë i ashpër përballë bluzave të bardha, tashmë të gjetur në një situatë ku janë cenuar raportet e besimit midis mjekëve dhe pacientëve.
Ishte Prokuroria e Tiranës ajo që zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut që në vend të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.
Prokuroria thotë se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Në njoftim sqarohet se që të mund të përdorej kjo aparaturë, duhej të krijohej një bunker antiradioaktiv ose antiatomik, sipas kushteve të miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare, IAEA.
“Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua, por aparatura u vendos jashtë kushtetve teknike. Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emeton kjo pajisje”, citohet në njoftimin e prokurorisë.
Mjeku Edmond Gashi u la në “Arrest shtëpie”, Halil Gashi dhe farmacisti Florian Marku, po ashtu u lanë në “Arrest shtëpie”. Mjekja Alketa Pere, zv.drejtoresha e QSUT Brikena Qirjazi dhe koordinatori Emiljano Lela, u lanë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Asnjë prej tyre nuk është vendosur në burg nga togat e zeza dhe zëmërimin më shumë e kishin me gazetarët. Por ndërkohë që secili prej mjekëve pretendojnë pafajësi, qytetarët japin dëshmi që thellojnë skandalin e Onkologjikut.
Është bërë onkologjiku me keq se call-centrat.
PërgjigjuKa koh qe esht degjeneru ky muhabet , futi na i mbledhje zotrija juaj per te un presionin
PërgjigjuSkandali Onkologjikut eshte fytyra e vertete e Shtetit Shqiptar!
PërgjigjuI afte shume kodeoshi!me kete mbledhje e zgjidhi problemin.Mjere populli shqiptar!
PërgjigjuPo ke te vendosi o Miri? Popullsia "zyrtarisht" te eshte zvogeluar gjysme milioni ne 12 vjet, prej te cileve SHUME mjeke. Situata eshte skandaloze ne Shqiperi, por nuk eshte se e beri kjo qeveri. Kjo gje ka fajtor me shume Salukun, i cili ishte mjek vete, i fundosi sistemin shendetesor deri ne piken ku "koleget" e tij u kthyen ne ushunjeza dhe vajti u tha pastaj "mafja e bluzave te bardha". Ky erdhi dhe thjesht e la ashtu sic ishte, indiferent ndaj shendetesise dhe keshtu filloi fenomeni i emigracionit masiv te mjekeve nga nje ane dhe "mutacioni" i ushunjezave ne hiena nga tjetra.
Me mire ta mbylli komplet departamentin e onkogjise, ti flaki ne rruge. Te emerojn doktorr te tjere dhe pastaj ta hapin. Te bej nje katarsis te fort po don qe voten tja japim prap
Rames i ka ikur fare situata nga duart nuk di ke te mbledh me pare sepse cdo dite qe kalon nxjer ne drite nje korrupsion dhe prb eshte qe nuk ka asnje institucion publik te pa infektuar nga ky virus prandaj i sugjeroj te jap doreheqjen ai dhe te gjithe parlamentaret sepse e shkaterruan vendin keto 35 vjet
PërgjigjuPo kur doktorët ju thonë pacientëve ke tumor, e pacienti shkon diku jashtë e doktorët ju thonë nuk ke tumor. Ka nga këto raste?
Përgjigju