TIRANË- Skandali i Onkologjikut, ku mjekët zhvatnin pacientët me tumor dhe i dërgonin në klinika private ka vënë në lëvizje qeverinë, e cila ka gati ndryshimet në ligjin për Urdhrin e Mjekut. Në një takim që kryeministri Edi Rama thirri me shefat e shërbimeve në QSUT, u prezantuan ndryshimet që parashikojnë ndëshkim me gjobë deri në heqjen e licencës për mjekët që shkelin prokollet mjekësore. Do të ndalohet ligjërisht që mjekët të ndjekin të njëjtët pacientë në sektorin publik dhe atë privat.
“Do të ndalohet ligjërisht që një mjek të ndjekë të njëjtët pacientë në klinikën private që ka hapur vetë apo që punon aty. Një mjek i cili ndjek pacientë në klinikat shtetërore është në konflikt të hapur interesi nëse kërkon që po këta pacientë të vijnë në klinikën private që ai ka hapur vetë apo punon aty”, tha ministrja Koçiu.
Pasi QSUT dhe 12 spitale të tjera marrin autonominë spitalore, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu tha se ndryshimet në ligj parashikojnë që mjekët që punojnë edhe në privat ose kanë klinikat e tyre private do duhet të marrin leje nga titullari i spitalit ku janë të punësuar dhe më pas ajo duhet të konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të publikohet në një regjistër publik digjital.
Ndryshimet ligjore pritet të miratohen jo më vonë se java e tretë e muajit korrik, ndërsa menjëherë sipas ministres Koçiu do të ndalohet që mjekët që kanë hapur ose punojnë në klinika private të mbajnë funksione drejtuese në spitalet publike apo Universitetin e Mjekësisë. Ndryshime të tilla pritet të pasojnë edhe për profesionet e tjera.
“Po menjëherë, mjekët që kanë hapur dhe/ose punojnë në klinika private nuk do të mund të mbajnë ASNJË FUNKSION drejtuese të asnjë niveli në spitalet publike apo në Universitetin e Mjekësisë. Një drejtues në këto struktura duhet t’i dedikohet plotësisht administrimit dhe aktivitetit në strukturën ku i është dhënë një përgjegjësi drejtimi”, tha Koçiu.
Me ndryshimet ligjore do të lehtësohet edhe procesi i procedimin disiplinor për mjekët në shkelje. Parashikohet ngritja e një komisioni të vetëm shtetëror disiplinor me 5 anëtarë dhe një komision apelimi.
“Aktualisht procedimi disiplinor është kompleks, me komisione disiplinore rajonale, qendrore, ankimime administrative dhe më pas ato gjyqësore. Jo! Do të krijohet një komision i vetëm shtetëror disiplinor me 5 anëtarë dhe një komision apelimi. Vendimet e këtij të fundit mund të ankimohen në gjykatën administrative, por ky ankimim nuk do të pezullojë ekzekutimin e vendimit te komisionit të apelimit”, tha ministrja Koçiu.
Skandalin e Onkologjikut kryeministri Edi Rama e quajti një krim kundër njerëzimit dhe përgëzoi prokurorinë për zbulimin e rastit, ndërsa një mesazh e pati edhe për gjyqtarët.
"Të kesh marrë diplomën dhe licencën dhe ta përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçet është krim jo kundër tyre, por kundër të gjithë njerëzimit. (...) U bëj thirrje gjykatësve që të mos lejojnë që relativizimi dhe banalizimin e asaj veprimtarie kriminale, siç ka ndodhur jo një herë në të kaluarën kur gjykatës të caktuar, e kanë ngrënë turpin me ryshfet dhe kanë nxjerrë të lirë edhe vrasë", tha Rama.
Kreu i qeverisë po ashtu lajmëroi për ngritjen e një grupi pune me menaxherë të huaj që do të asistojnë QSUT, ndërsa theksoi se autonomia spitalore do të sjellë pagesën e mjekëve sipas performancës.
"Kush do të jetë më i zoti, do të marrë më shumë. Kush do të bëjë më shumë shërbim do të marrë më shumë, siç ndodh në vendet ku e kemi parë këtë dhe ku ju e keni parë dhe ku në mënyrë të vazhdueshme keni këmbëngulur që duhet të shkojmë atje, me të drejtë", tha Rama.
Por, cilat janë masat disiplinore që parashikohen për mjekët nëse shkelin ligjin për Urdhrin e Mjekut?
1-Dërgimi i pacientëve në klinikën private nga mjeku përgjegjës për ta në shërbimin publik, do të dënohet me gjoba domethënëse për mjekun dhe për klinikën private që vetë mjeku ka hapur apo punon. Ndërsa përsëritja e kësaj shkeljeje do të shkojë deri në ndalimin e aktivitetit për mjekun apo klinikën private për afate të caktuara.
2-Shkelja e rregullit që drejtuesit publike nuk mund të kenë klinika private apo të punojnë në to përveç shkarkimit nga funksioni dhe gjobës domethënëse për mjekun, si dhe gjobës gjithashtu për klinikën private, do të mund të çoje deri në ndalimin e aktivitetit për të dyja palët për afate të caktuara.
3-Mosdeklarimi transparent në kërkimin e autorizimit/lejes për punësim në privat do të çojë në heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit për afate të caktuara.
4-Shkelja e etikës (betimit të hipokratit) dhe të protokolleve mjekësore, kur nuk ka shkaktuar pasoja do të çojë në ndalimin e kryerjes së disa shërbimeve mjekësore dhe deri në heqjen për afate të caktuara të licencës së ushtrimit të profesionit.
5-Shkelja e protokollit mjekësor, kur ka shkaktuar pasoja të lehta do të çojë, përveç pasojave që burojnë nga ndëshkimi i drejtësisë edhe në heqje të licencës së ushtrimit të profesionit për një afat shumë domethënës.
6-Shkelja e protokollit mjekësor, kur ka shkaktuar pasoja të rënda do të çojë përveç pasojave që burojnë nga ndëshkimi i drejtësisë edhe në ndalimin e aktivitetit të mjekut për gjithë jetën.
Konkretisht, sipas kësaj pike të fundit, individëve që njollosin institucionin, duke shkelur çdo normë e parim jo thjesht profesional, po edhe human, përveç ndëshkimit të merituar nga drejtësia do t’u ndalohet ta veshin bluzën e bardhë për gjithë jetën.
Tirane- Një grup aktivistësh kanë protestuar në QSUT, teksa Kryeministri Rama dhe ministrja Koçiu zhvillonin takimin me mjekët në QSUT. Protestuesit kishin marrë një boks ku dëgjohej fjala e Kryeministrit të vitit 2013, teksa fliste për shëndetësinë falas, ndërsa njëra prej tyre tentoi t’I afrohej Kryeministrit.
Vetë protestuesit thonë se katër prej tyre janë shoqëruar nga policia për në Komisariatin nr 4 në Tiranë.
“Ne kemi dënuar manualin e Bandës Onkologjikut dhe në komisariat duhet të shoqërohen ata mjekë që aplikojnë manualin në çdo repart të QSUT dhe jo të rinjtë që protestojnë kundër Bursës së vdekjeve në QSUT”, thonë protestuesit.
Vetëm pak orë pas shoqërimit të rinjtë u lanë të lirë nga policia e Tiranës.
Krim kundër njerëzimit e ka quajtur kryeministri Edi Rama skandalin te Onkologjiku, Rama tha se duhet të marrin ndëshkimin e duhur, ndërsa për gjyqtarët pati një mesazh që të mos hanë turpin me ryshfet, sikur ka ndodhur më parë, teksa tha se kanë liruar edhe vrasës me pagesë.
Të kesh marrë diplomën dhe licencën dhe ta përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçet është krim jo kundër tyre, por kundër të gjithë njerëzimit. S’mund të thuhet që sistemin shëndetësor është çliruar nga kthetrat e korrupsionit, rrjeta e merimangave në QSUT ishte edhe më keq, krim kundër të gjithë njerëzimit, krim kundër njerëzores. Të kërkosh heronj sot si Besim Elezi, kur mjekët shkonin në luftë me shpata ndërkohë që bota kishte shpikur raketa nuk është mision i pamundur, të mos ishin heronjtë e kohës kur Shqipëria u përball me pandeminë, disa prej të cilëve ishin kolegët tuaj në këtë qendër spitalore dhe vdiqën në krye të detyrës, numri i shqiptarëve që ndërruan jetë do kishte qenë ku e ku më i madh.
Nëse u kujtohet edhe në atë kohë paniku për mbarë botën, mjaftoi ekspozimi i një Tixheje, infermierja që kërkonte lekë të afërmve të pacientëve të ngujuar në sanatorium, për të prekur nervin më delikat të mbarë shoqërisë dhe për të ndezur një shenjë revolte. Një Tixhe rrëzoi përtokë gjithë sakrificat deri edhe sublime të dhënies së jetës në krye të detyrës të atyre që ndërkohë nuk shkonim më as në shtëpi, duke qenë nëna të veshura me bluzën e mjekës apo infermieres por rrinin të mbuluar me ato kostumet speciale për t’i bërë hyzmet pacientëve që ishin në shtratin mes vdekjes dhe jetës. S’ka si të jetë ndryshe dhe s’ka pastaj si të shpëtojnë as autoritetet shtetërore nga shigjetat e mllefit, që është krejt legjitimi, të prekur aty ku s’mban dot njeriu nga abuzimi kriminal i disa bluzave të bardha të onkologjikut.
Historia e kobaltit, krim më vete. Të mbështetur si përditë edhe nga pompat e kanaleve të ujërave të zeza mediatike. Çka më takon mua dhe të gjithë atyre që janë këtu një pjesë e madhe sipas shkallës së përgjegjësisë dhe që kanë rol institucional për të luajtur për mbarëvajtjen e punës së sistemit shëndetësor, është adresimi sistemik i problematikave. U bëj thirrje gjykatësve që të mos lejojnë që relativizmi dhe banalizimi i kësaj histori banale..., siç ka ndodhur kur gjykatës të korruptuar e kanë ngrënë turpin me ryshfet dhe kanë nxjerrë vrasës. Ne duhet dhe do vazhdojmë punën tonë, jo vetëm me masat.
Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me bluzat e bardha pas skandalit të Onkologjikut. Në takimin me shefat e shërbimeve në QSUT, Rama tha se sot kanë kushte më të mira pune e rritja pagash, të cilat janë realizuar falë taksave që paguajnë ata pacientë që marrin shërbimin. Kreu i qeverisë tha se pacientët duhen trajtuar si familjarë kur mbërrijnë në QSUT dhe zënë shtratin nga halli.
"Nuk janë bërë me paratë tuaja, as të miat, por me paratë e atyre që vijnë këtu për ndihmë tuaj dhe me paratë e atyre që i sjellin familjarë e tyre në dorën tuaj. Ata që vijnë këtu për të vizituar e shtruar e kanë bërë të tyren për ju. Pa ata do ishit akoma te ai pazari që përmenda më lart dhe që ju e keni jetuar me vite të tëra të poshtëruar në çdo lloj merite profesionale dhe e keni mbajtur këtë spital me frymën e trashëguar nga Besim Elezi. Sot është ndryshe. Pacientët dhe njerëzit e tyre bashkë me shqiptarët që paguajnë taksat kanë bërë që pagat tuaja të jenë shumë më mirë se dje dhe nesër të jenë më mirë se sot. Kush e harron këtë dhe ka bluzën e bardhë hyn në gjynah të madh edhe kur s’ka durimin të sillet si shërbëtor i atyre që zënë krevatin e kësaj qendre nga halli. Kur ata hyjnë këtu janë familjarët e tyre dhe ju jeni shërbëtore kush shfaqet si ata torturuesit nuk meriton vetëm ndëshkimin e drejtësisë, por meriton ndëshkimin pa mëshirë të zotit lart. Mjaftojnë 5 maskarenj të fshehur në radhët tuaja që gjithçka të mbulohet nga hija e dyshimit dhe që përkushtimi dhe profesionalizmi i trupës tuaj të goditet nga një dallgë revolte, që është legjitime, e një populli të tërë. Shpresoj që asnjë nga ju të mos e harrojë përjetimin e tmerrshëm të këtyre ditëve të pamerituar dhe cenimin e dinjitetit të secilit dhe bluzës së bardhë", tha Rama.
Pas skandalit të QSUT, ku mjekët e Onkologjikut drejtponin pacientët me tumor në klinikën private të Edmond Gashit, kryeministri Rama ka mbledhur në takim shefat e QSUT, ku u prezantuan edhe ndryshimet në ligjin për Urdhrin e Mjekut.
Rama tha se do ngrihen grupe pune me menaxherë të huaj për të asistuar drejtoreshën e QSUT dhe shefat e tjerë dhe do garantohet autonomia spitalore. Rama tha se kështu mjekët do të paguhen sipas performancës.
"Ndryshimet e propozuara nga grupi i punës në ministri janë hapa të duhur në drejtimin e duhur, Historia e shefave të departamenteve dhe drejtuesve të spitaleve që i shërbejnë edhe sistemit publik dhe kanë në pronë apo janë në punë edhe në shërbimin privat, është një histori që e dimë mirë nga vjen. Nga historia e kalimit nga një sistem shëndetësor i centralizuar i të shkuarës në një sistem shëndetësor ku hyri në mes kapitalizmi dhe nga mungesa e çdo baze për të ndërtuar një sistem autonomie spitalore që i garanton mjekëve profesionistë që të shpërblehen përtej tavaneve të pagave, por në bazë të performancës. Grup menaxherësh të huaj për të asistuar nga afërt drejtuesit e spitaleve të kësaj qendre që të garantojmë hapjen e kapitullit të shumë pritur të autonomisë spitalore, që kjo qendër do duhet ta ketë dhe që kësaj qendre do duhet t’i japë fleksibilitetin për ti shpërblyer profesionistët sipas meritës.
Veprimtaria kriminale e atyre nuk e hedh dot poshtë përpjekjen tonë për ta shndërruar sistemin shëndetësor nga ngrehina e gjetur në një sistem shërbimesh funksionale. Përkundrazi kjo që ndodh në këto momente na bën edhe më të vetëdijshëm për gjërat që duhen bërë akoma", tha Rama.
Projektligji akoma ka vrima.Ketu thuhet qe, mjeku qe punon ne shtet nuk mund te dergoje paciente te klinika private ku punon,ose qe e zoteron,por ama nga ana tjeter, nuk e ndalon qe /X/ qe punon ne shtet,por qe nuk punon tek privati dhe nuk zoteron nje klinike private te mos bjere dakord me /Y/ qe zoteron klinike private,apo me /Z/ qe punon tek klinika e /Y/ qe te mos i dergoje paciente,pra te behet si nje fare sekseri ne bashkepunim dhe me /Z/.Gjitheashtu,nuk ka pasur asnje mase per prishjen ,apo lenien e aparaturave jashte funksionit nga mjeke e zyrtare,me qellim per t'i derguar pacientet tek privati,apo thjeshte per neglizhence profesionale.Nje problem tjeter qe nuk eshte diskutuar fare,eshte perqendrimi i cdo gjeje tek QSUT qe eshte bere si SPAK-u.Njerezit si per probleme mjekesore,si per probleme drejtesie,perfundojne tek keta te dy,se s'ka tjeter ne nivel te tyre!Ka ardhur koha qe dhe qytetet e tjera kryesore,ose te pakten qendrat e qarqeve te kene qendra spitalore te nivelit te QSUT.
PërgjigjuEu sa e ke ziere ti moj Iris! Ende nuk e ke kuptuar gjene si duket. Sapo ra boria skandalit nga zura e Felajt, pra Rames, kjo motra tjeter e qyqes ke shendetesia brram ja beri te ndryshojme ligjin dhe fap gati letrat!!! E gjitha eshte nje operacion mbulese per planin qe kane kohe qe e tjerrin si te ndryshojne menyren e zhvatjes se miliardave te Fondit te Sigurimeve Shendetesore. Cdo gje mate me makuterine e ture per te zhvatur. Koka turku, si keto mjelet qe zune, ka e do kete sa te duash. Armiqte i shpall dhe shpartallone vete Rama. Ne dallim nga Hoxha, ka me shume bori e daulle. Madje edhe simpatine e prezences amerikane sa kohe ai u sherben ne interesat e ca projekteve idiote ne Ballkan.
Mire qe e kapi KLSH se per ju....ehhh e keni mendjen ke fijet! Prap tebder sot, po va po boni mor? Hajde radha per Spak! Mire qe kena KLSH e SPAK!
PërgjigjuRrofte KLSh se ju eheee! Shyqyr qe ka institucione si Kontrolli qe e duan kte vend dhe qeveriu jone e sulmon! Nuk behet politik me Ndrecen o Rame! Ai e ka mendjen te xheli e te boja e flokeve, qefli!
PërgjigjuO Edo je bo si nastradini,ka ke kalu dhe xhaxhit Enver ,po rri o lumadh kotrolo veten se je bo si karilaturat e tua
PërgjigjuCfare deklaroi ne te vertete Rama: 1. Zhvatja e 500 mil Euro te Fondit te Sigurimit Shendetesor, me ekzekutor Beqen, Manastirliu dhe kuadrin me te re te ish sigurimit te shtetit Kociun, e mbylli ciklin. Cikli i ri operacional me gjase mbi 1 miliard pritet te filloje nen emrin e koduar "menaxhimi i huaj". 2. Besniket e organizates se tyre mafioze qe nder te tjera organe prokurorine e kane me te shtrenjte, vec falenderimeve presin "sfida" te reja. Ose "goditje" te reja kokash turku te ngjashme nen orkestrimin ne hije te Rames permes Felaj. 3. Sistemi publik shendetesor pushoi se ekzistuari. Tashme jane te hapura ofertat e familjeve kriminale ne vend kush e kush ta "koncesionoje": Luca?? Doshi?? Hasanbellinjte??? Apo nje konsorcium i gjithe familjeve mafioze nen kumbarin Rama????
PërgjigjuE paskeni kënaqur këtë takim. Turp e faqa zezë.Un jam një paciente e këtij Spitali e nevoja me ka bere te kuptoj ngërçin e sistemit që po ju ministria e krye/ministri e keni bërë. Nëse ju keni një listë me 500 pacient nga onkologjiku që kanë nevojë në një vit për x terapi pse prokuroni 300 doza nga kjo terapi?????. Pse dërgoni me pas urdhëra për mirnenxhim të kësaj sasie kur kjo sasi e përgjysmuar le vend për abuzim?? Pse parashikimet në buxhet të ministrisë janë katastrofë e ndërkohë edhe leket e vet administrimit të spitalit me urdhëra i çoni për festa gjoja për pacientët apo për show të panevojshëm??? Hajdutlliku, maskarada fillon nga ju qe po bëni tani mbledhje e po na tregoni ndryshimet në urdhrin e mjekut. Ndërkohë duhet të mblidheshit për rishikim buxheti të terapive të sëmundjeve onkologjike. Kam 6 vjet që mjekohem sigurisht jo nga onkologjik, aty kam vetëm kartelën. Sëmundja me ka mësuar që këto terapi kanë kusht tempizmin dhe dozimin.. Ndërkohë për një herceptine dëgjon nga kimioterapeftja që thotë pse mi kur te duash ti.. Kur te ketë spitali
PërgjigjuDoktor, inxhinier, arkitekt, piktor, sportist, infermier, polic, avokat e gjithollog, lum ne që e kemi.
Përgjigju