Foto ilustruese

Skandali te ‘Shefqet Ndroqi’/ Shoqata e Infermierëve: Dënojmë rastin, por të hetohet i gjithë personeli te spitalet COVID! Asgjë s’bëhet pa dijeninë e shefave

14 Janar 2021, 12:47| Përditesimi: 14 Janar 2021, 14:01

  • Share

TIRANË- Duke marrë shkak nga rasti i ‘Tires’, Shoqata e Infermiereve të Shqipërisë ka kërkuar një hetim të të gjithë personelit mjekësor në spitalet COVID, veçanërisht të infermierë. E ashpër është treguar kjo Shoqatë në reagimin e saj, duke thënë se “heronjtë janë shndërruar në vrasës të pacientëve”, referuar këtu rastit të Tires Alldervishaj, që duke u hequr si infermierë i mori vajzës së një pacienteje 8 mln lekë të vjetra.

Ato kërkojnë një hetim të të gjithë personelit mjekësor në spitalet COVID,pjesë e së cilëve edhe drejtuesit, me argumentin se asnjë veprim i personelit nuk bëhet pa dijeninë e shefit apo kryeinfermieres, duke ngritur dyshime edhe për rastin në fjalë .

“Kërkojmë një hetim të drejte dhe transparent të gjithë personelit dhe punës së bërë në të gjithë spitalet COVID dhe për të gjithë personat në pozita drejtuese pasi asnjë veprim i asnjë personeli nuk bëhet pa vënë në dijeni shefin apo kryeinfermierin e çdo pavioni ku punon, kjo hedh hije dyshimi që ne këto kohë fatkeqësisht nga heronjë janë kthyer në vrasës të pacientëve”, thuhet mes të tjerave në deklaratë.

Ato kërkojnë edhe hetim për dosjen e infermierëve, sepse sipas tyre ka jo pak raste që ushtrojnë profesionin pa pasur kualifikimin e duhur apo pa licencë.

“Gjithashtu duhen hetuar dhe të gjithë dosjet e personelit që ushtron profesionin sa të rregullt janë ligjërisht në ushtrimin e profesionit të tyre pasi prej kohësh kemi bërë thirrje që të verifikohen  dosjet e Infermiereve pasi një numër i konsiderueshëm e ushtrojnë profesionin në shkelje si: pa lejen e ushtrimit të profesionit ose pa kualifikimet e duhura, persona që nuk plotësojnë kriteret për të qene në një pozicion, por për shkak të shume arsyeve ato janë në atë pozicion dhe kanë sjellë dëmtim të sistemit”, shkruhet në deklaratë.

Ato distancohen nga një rast i tillë.

“Jo të gjithë duhen futur në një thes, por të përlyerit në këto lloj korrupsionesh që kanë pasojë jetën e pacientit duhen dënuar dhe të bëhen shembuj për në vazhdim. Korrupsionin në çfarëdo lloj forme nuk e justifikon as lodhja, as stresi, as pagat e ulta, asgjë tjetër. Shoqata e Infermiereve distancohet nga çdo lloj rasti të tillë ku profesionist janë të përfshirë në afera të tilla, por qëndron fort në krah të çdo profesionisti të ndershëm që mundohen që nën emrin e tyre apo të infermiereve të përbaltin figurën dhe punën e infermiereve që në çdo kohe janë të parët në frontin e pare për t’u shërbyer pacientëve dhe jo politikës, shefave, koordinatorëve, administratorëve apo kryeinfermierëve. Pasi betimi që çdo profesionist ka bërë është bërë për t’i shërbyer pacientit e askujt tjetër”, përfundon njoftimi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shoferi ambulances: 14/01/2021 18:15

    Po keta te shoqate se inferniereve ca duan po mbrojne infermieret apo sanitaret? se bejne sikur mbrojne infermieret dhe hidhen ne lufte politike..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?