Foto ilustruese

Kronikë

Skandali tek Juridiku, protestuesit i kundërvihen ekselentëve

16 Janar 2019, 13:32| Përditesimi: 16 Janar 2019, 13:41

  • Share

Jo të gjithë studentët ekselentë kanë mundur të aplikojnë gjatë këtyre ditëve në portalin “Punë të Mbarë”, një platformë përmes së cilës 1 mijë studentë ekselentë në të gjithë vendin do të punësohen automatikisht në administratë.

Burime të sigurta brenda këtij Fakulteti bëjnë me dije ditën e sotme se disa protestues kanë bllokuar sekretaritë mësimore, duke e bërë të pamundur për ekselentët që të tërheqin dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin në portal.

Një pjesë e protestuesve janë studentë të këtij fakulteti, por një numër i tyre vijnë nga jashtë, si simpatizantë të partive opozitare.

Protestat e studentëve përfunduan në muajin dhjetor me realizimin e të tetë kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.

Megjithatë, me rifillimin e mësimit në të gjithë Republikën në fillim të janarit ka pasur disa tentativa të përsëritura për të bllokuar sërish mësimin.

Pasi protesta e thirrur në 7 janar dështoi, për shkak të mospjesëmarrjes së studentëve, grupet të vogla protestuesish tentuan të gozhdonin ose të lidhnin me zinxhirë dyert e universiteteve për të penguar zhvillimin e mësimit.

Kjo taktikë krijoi përplasje në ambientet e universiteteve, duke degjeneruar edhe në akte dhune, të raportuara gjerësisht nga mediat.

Paralelisht, të rinj anëtarë të forumeve politike kanë tentuar të ngujohen në ambientet e universiteteve, për të moslejuar zhvillimin e mësimit.

Pavarësisht të gjithë këtyre përpjekjeve, mësimi është duke u zhvilluar normalisht në të gjithë universitetet e vendit.

Megjithatë, përpjekja e ditës së sotme për të penguar ekselentët që të aplikojnë në portalin “Punë të Mbarë” është një lëvizje e ulët, që godet në mënyrë selektive pikërisht ata studentë të dalluar, të cilët kanë si dëshirë të shërbejnë në admnistratën e vendit./lexo.al

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?