Skandali tek Onkologjiku/ Gazetarja Banushi: Erdhi prej denoncimeve të qytetarëve! Edhe persona të tjerë në hetim, mjekët vendosnin çmimin e operacionit

25 Qershor, 18:02| Përditesimi: 25 Qershor, 18:20

  • Share

Skandal në spitalin onkologjik në QSUT, teksa pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi dhe orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi. Ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin me vlera marramendëse në disa farmacive në Tiranë.

Radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura e lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë në spital prej vitit 2021.

Më shumë lidhur me këtë skandal, zbuloi në Studio Live Report Tv, gazetarja Keti Banushi. Për Arbër Hitajn ajo shprehet se në Onkologjik ishte krijuar mekanizmi që pacientët të orientoheshin drejt privatit. 

'Ishte një skenë e mirëfilltë, mosvënia në funksionim e aparaturave që ishin blerë në 2021 dhe institucionet nuk reagonin. Pacientët, krijoheshin hallkat për tu çuar në Klinikat private. Nuk ka qenë asgjë e fshehtë. Ato që kemi dëgjuar nga pacientët janë të materializuar nga përgjimet. Prej një hetimi të Prokurorisë.'

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës kanë nisur nga denoncimet e qytetarëve por edhe nga informacione të marra në rrugë të tjera, teksa Banushi shton se mjekët vendosnin sa kushton operacioni në privat dhe shtet.

'Nga denoncimet e qytetarëve por edhe informacionet të marra në rrugë të tjera. Janë vendosur në përgjim shumë persona që është vendosur masa e sigurisë. Por Prokuroria e Tiranës nuk është treguar e ashpër në masat e sigurisë. Nuk është vendosur arrest në burg. Është një hetim që vijon. Janë të përfshirë edhe persona të tjerë që nuk kanë masa sigurie. Kryeinferimierja, infermier, mjekë  flasin për të njëjtën gjë. Bëhen veprime hapur. Madje vendosin edhe sa kushton një operacion. Kur operacioni bëhej në provat shkonte 2700-3000 euro.'

Gazetarja thekson se materiali i plotë i Prokurorisë është më i gjatë nga ai që është bërë publik sot.

'Në bisedat që bëhen, flasin për pushimet në Tajlandë, 5 operacione brenda javës. Në një farë mënyre edhe qytetarët paguajnë nuk refuzohen nga ana e mjekëve. Materiali është edhe më i gjatë se sa aq rreth 90 faqe material. Skema ishte që këta persona pacientët të çoheshin në klinikë private, e cila është sekuestruar nga ana e Prokurorisë.'

Aparatura e Kobalto Terapisë e marrë në vitin 2021 nuk është vënë fare në punë për t’u ardhur në ndihmë pacientëve, por jo vetëm kaq pasi nuk janë marrë masa që të mbahet në kushtet e duhura  në mënyrë që të ulet rreziku i rrezatimit prej këtij aparati.

'Kobalto-Terapia  e cila ishte sjellë në 2021 dhe nuk ishte vënë në punë nga ana e mjekëve. Kishte qenë një mjek që e kishte ngritur zërin. Mirë jo në funksionim por shkaktonte edhe probleme. Ky ishte shqetësimi i ngritur nga mjeku. Nuk ishte zgjidhur si çështja dhe aparati kishte dalë jashtë funksionit. Ky aparat megjithëse ishin paguar nuk ishte vënë në funksionim. Pak a shumë si skema e sterilizimit. Janë akuza për shpërdorim detyre deri tani.'

Më tej Banushi shton se po vijonë hetime edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë skandal. Deri më tani janë 8 persona në hetim, njëri prej të cilëve ndodhet jashtë vendit.

'Roli i farmacistëve që këto ilaçe që shiteshin, detyroheshin qytetarët t’i blinin në farmaci më shtrenjtë ose kishte mallra kontrabandë. Një rrjet me 8 persona. Të paktën, Prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe mallrat kontrabandë. Diferenca, pavarësisht hetimeve, nuk janë vënë në flagrancë persona që kanë dhënë para ose kanë marrë para. Vijojnë hetime për persona të tjerë. 8 në masë sigurie. Në dosje ka edhe emra të tjerë të përfshirë, por nuk dihet të ketë procedim. Një grup që ka funksionuar nga doktorët, infermierët. Koordinatori që gjente pacientët. Qëllimi ka qenë që pacientët të dërgoheshin në klinika private që ndodh rëndom në të gjitha spitalet shtetërore.'

Ndërkohë, problem tjetër ka qenë edhe zjarri i rënë në muajin shkurt tek QSUT, pasi edhe për të vijon hetimi nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka kryer një akti riekspertimi.

'Po hetohet nëse zjarri tek QSUT ka qenë i qëllimshëm. QSUT është në hetim të gjerë nga Prokuroria e Tiranës. SPAK nuk ka ndërhyrë në këtë sektor përveç mjekut Edvin Prifti, që u kap nga përgjimet duke marrë para. Kryesorja është problemi apo nxitja që pacientët të dërgohen në klinika private.'

'Ka vijuar të nis hetime kryesisht. Edhe për zjarrin tek QSUT. Ka kërkuar një riekspertim. Rezultate e këtij riekspertimi, janë duke u hetuar në sitë. Ka patur edhe persona ditën e fundit të marrë në pyetje.'

Lidhur me hetimet ndaj Ilir Metës, për të janë dy dosje të ndara, CEZ DIA dhe lobimi, hetimi pasuror. Meta ende nuk është një person në hetim.

'Janë dy dosje për zotin Meta. Është marrën pyetje në SPAK, dy herë për CEZ, dhe herën e fundit për lobimin dhe hetimin pasuror. Nuk është regjistruar si person në hetim. Çështje që po hetohen. Nuk ka akuzë. SPAK thirri edhe zonjën Kryemadhi. Janë dy hetime të ndara. Edhe për CEZ DIA janë marrë në pyetje shumë persona. Po kryhen veprime të fundit, nëse do marrë ndonjë person të pandehur. Por fakti që Kryemadhi është thirrur dhe ka dhënë sqarime, ata thirrën pasi janë bërë verifikime, janë deklarimet që janë bërë dhe them që është drejt përfundimit. Hetimet janë vonuar prej letërporosive. Njëra nga dosjet drejt fundit, kam përshtypjen e lobimit dhe hetimit pasuror.'

Një tjetër çështje në SPAK, është edhe hetimi për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Për të ka një hetim pasuror, pasi ka patur denoncime në SPAK për prona që Tahiri mund t’i ketë marrë në mënyrë të paligjshme.

'Edhe Tahiri ka disa muaj që ka nisur hetim pasuror ndaj tij dhe familjarëve. Janë edhe kallëzime në SPAK për disa prona që kanë blerë familjarë të zotit Tahiri. Nëse janë falsifikuar apo blerë në mënyrë të paligjshme. Janë pyetur edhe disa biznesmenë. Janë sekuestruar edhe disa telefona. Tahiri është thirrur herën e fundit si person në dijeni.'

Ndërsa hetimet për kompleksin Partizani për Berishën dhe Malltezin po vijojnë me ekspertiza nga ekspertë kontabël.

'Ekspertiza të shumta. Po vonojnë hetimet. Ky ishte dhe kërkesa e avokatëve që kërkojnë në Gjykatë, për ndryshim mase dhe Prokuroria këmbëngul që nuk ka ndryshim mase pasi po kryhen ekspertiza nga ekspertë kontabël, rezultati i  të cilave do mbyll hetimet. Faktet kanë dal, duhet të provohen me ekspertiza kontabël.'

Ora 18:14
Tahiri në SPAK, gazetarja Keti Banushi: Ka hetim pasuror ndaj tij! Janë pyetur biznesmenë dhe sekuestruar disa telefona

 

Gazetarja Keti Banushi dha detaje në 'Studio Live' lidhur me paraqitjen e Saimir Tahirit në SPAK ditën e djeshme. Ajo thotë për Arbër Hitajn se ndaj Tahirit, po kryhen hetime pasurore, për të cilën janë pyetur edhe disa biznesmenë.

Ndaj Tahirit ka patur denoncime nda disa qytetarët, pasi mendohet se ish-ministri i Brendshëm ka përfituar disa prona në mënyrë të paligjshme.

'Edhe Tahiri ka disa muaj që ka nisur hetim pasuror ndaj tij dhe familjarëve. Janë edhe kallëzime në SPAK për disa prona që kanë blerë familjarë të zotit Tahiri. Nëse janë falsifikuar apo blerë në mënyrë të paligjshme. Janë pyetur edhe disa biznesmenë. Janë sekuestruar edhe disa telefona. Tahiri është thirrur herën e fundit si person në dijeni.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leo: 26/06/2024 07:14

    Ne cilin sherbim te shendetesise shteterore nuk ka cmime te caktuara nga personeli??? Kudo do paguash, ndryshe nuk sherbehesh me cilesi apo nuk sherbehesh fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?