Edmond Gashi

Skandali tek Onkologjiku/ GJKKO i heq masën 'arrest shtëpie' mjekut Edmond Gashi, e liron kundrejt garancisë 20 mln lekë të vjetra! SPAK do e apelojë

11 Nëntor, 13:43| Përditesimi: 11 Nëntor, 15:15

  • Share

TIRANË- GJKKO ka zëvendësuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi, duke e lehtësuar më tej. Kirurgu është liruar me garanci pasurore 20 milionë lekë të vjetra, si edhe i është bllokuar pasaporta, për të mos u larguar jashtë vendit. Masa u zëvendësua me "detyrim paraqitjeje".

Kjo masë ka ndryshuar të premten, por u njoftua vetëm ditën e sotme (11 Nëntor). Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, informon se Prokuroria e Posaçme nuk ishte dakord me kërkesën e mbrojtjes, duke kërkuar vijimin e masës, teksa pas vendimit të GJKKO do të ushtrojë ankim në Apelin e Posaçëm

Edmond Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spital shtetëror QSUT tek klinika e tij private “Megis”. Nën hetim dhe akuzë me masa të ndryshme janë edhe 7 mjekë dhe një biznesmen.

Skandali doli në pah gjatë muajit Shtator të këtij viti pas hetimeve disamujore të Prokurorisë së Tiranës dhe më pas SPAK-ut, teksa dosja kaloi për kompetencë dhe u urdhëruan arrestimet. Në fillim të Tetorit, GJKKO dha masat për të gjithë të dyshuarit, kurse hetimet po vijojnë.

Njoftimi i GJKKO për garancinë e mjekut Edmond Gashi

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aty: 12/11/2024 11:05

    Pse nuk vuri si garanci shtepine e tij por vuri 20 ml te vjetra, a po ato kishte ne xhepi ate moment. Turp dhe marrje ne xhiro e popullit per drejtesine qe presi.Populli mendoj qe do qe keta hajdutet te paguajne ato qe na kane vjedh per tere jeten, tu sekuestrohet pasuria e jo ti futi ne burg se Ata prap ne do I ushqejme me taksat tona. Sekuestrohet dhe vetem sekuestro pasuriqe, I lini vetem shtepine qe i ka dhene xhaxhi Enver.

    Përgjigju
  • edi: 11/11/2024 21:06

    Kjo eshte drejtesia qe duam. Ne vend qe te denohet per ato leke qe ja ka marre ketij populli drejtesia qe duam i pranon si garanci ! dhe me e keqja nje shume kaq mikroskopike / qe po te doje ai mund te largohet se ato leke i ka si karamele xhepi ) por i paskan dhene dhe te drejten te vazhdoje punen seka nevoje akoma per ca leke.

    Përgjigju
  • Bulevardi: 11/11/2024 19:42

    Të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit, por ata që kanë xhixhat janë edhe më të barabartë....edhe zyrtarisht liria u blika me xhixha...

    Përgjigju
  • Who: 11/11/2024 16:56

    Aha! Paska ndryshuar drejtesia posi! Si nuk doli nje gjykate me ndergjegjie qytetare! Mos i gezofshi ato leke qe keni marre prej ketij kasapi

    Përgjigju
  • Timi: 11/11/2024 15:06

    Reforma e fuqishme????‍♂️

    Përgjigju
  • Popull: 11/11/2024 14:08

    Ne vend qe ti kalbin ne burg kto kriminel,i lirojne...ato gjyqtar duhen var ne litar

    Përgjigju
    • ALB Patriot: 11/11/2024 14:50

      "Garancine", mbase, e jep nga "kursimet" e rroges!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?