Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere

28 Tetor, 09:57| Përditesimi: 28 Tetor, 11:29

  • Share

Në SPAK po vijon marrja në pyetje e mjekëve të dyshuar. Pas Edmond Gashit më 3 Tetor, sot u paraqit Alketa Pere.

Prokuroria e Tiranës zbuloi më 26 qershor abuzimet brenda spitalit Onkologjik, ku pacientët liheshin pa shërbim falas në shtet në mënyrë që të orientoheshin drejt privatit, konkretisht në klinikën “Megis” në “Astir”, të onkologut Edmond Gashi, aktualisht në masë arresti në shtëpi.

Mjekja Pere akuzohet se ka asistuar në ndërhyrjen e një të moshuare në klinikën “Megis”, edhe pse nuk ishte e deklaruar në privat.

Brikena Qirjazi, akuzohet se nuk ka vënë në punë aparaturën me kobalt për trajtimin e tumorit. Ndërsa Florian Marku dyshohet se kishte në farmacinë e tij ilaçe me kod të dëmtuar që mund të jenë nxjerrë nga spitali Onkologjik për tu shitur në vlera nga 500-1500 euro.

 

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Opinion: 13/11/2024 19:18

    Eshte per te qeshur e per te qare me kete zh(drejtesine) tone. Gashi qe del perkundrejt garancise dhe vazhdon punen ne klinike...a Mos valle kjo drejtesia jone po mendon qe hallet ne vendin tone te zgjidhen me vetegjyqesi??!! Cfare presin te ndjejne sot ata te semure dhe familjare e tyre kur shohim kriminelin qe del i pafajshem?? Eshte e tmerrshme

    Përgjigju
  • filip: 28/10/2024 11:18

    Kriminelë dhe hajdutë të ndyrë...

    Përgjigju
  • Ndoca: 28/10/2024 10:11

    me i pas do prova, rrasini mren icat struc me flok!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?