SKANDALI/Ish-drejtori i Patentave i dha vëllait të vet, Përparim Spahiu (deputet i LSI-së) makinat e shtetit për udhëtime jashtë vendit, dosja në duart e SPAK

10 Shkurt 2021, 15:50| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 19:16

  • Share

Zbulohen të tjera detaje tronditëse rreth abuzimit me detyrën të ish-drejtorit të Patentave për periudhën 2013–2017, Ylli Spahiu, vëllai i ish-deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, dosja e të cili tashmë është në duart e SPAK. Dosja voluminoze bazohet në gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku flitet jo vetëm për abuzime me tendera, por edhe për vendosje të automjeteve shtetërore në shërbim të familjarëve të tij.

Madje, duke përdorur edhe prokurorë në gjuhën shqipe dhe angleze, në mënyrë që këto automjete të përdoreshin lehtësisht nga vëllai i tij, Përparim Spahiu, në atë kohë deputet i LSI, për të udhëtuar jashtë vendit. Konkretisht, me autorizimin nr. 5493 prot., datë 07.04.2016 në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze, Ylli Spahiu i ka kaluar për përdorim vëllait Përparim Spahiu, mjetin me targë AA001KK, që është në pronësi të DPSHTRR, me firmë të titullarit të institucionit.

Si të mos mjaftonte një makinë, Ylli Spahiu pak ditë më vonë ka bërë një tjetër autorizim, duke i vendosur vëllait të tij deputet dy automjete në dispozicion. Me autorizimin nr.10689 prot., datë 24.06.2016 në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze, Ylli Spahiu, i është kaluar për përdorim shtetasit Përparim Spahiu, mjeti me targë AA002NO që është në pronësi të DPSHTRR, me firmë të titullarit të institucionit.

Krahas abuzimit me asetet shtetërore, duke i vendosur makinat e institucionit në dispozicion të familjarëve, SPAK dhe BKH do të hetojnë hyrje-daljet e ish-deputetit të LSI, Përparim Spahiu, destinacionet dhe arsyet e përdorimit. Ndërkohë që, mbetet e paqartë se si një funksionar i lartë publik, i cili aktualisht është dhe kandidat e drejtues i fushatës së LSI për Qarkun e Tiranës, Përparim Spahiu, arrin që marrë nga vëllai tij makinat shtetërore dhe t’i përdorë ato pa afat, për çështje personale.

Ky është një skandal i rëndë në radhët e deputetëve shqiptarë, të cilët e kanë të ndaluar të përdorin mjetet shtetërore, aq më tepër të një institucioni tjetër, për udhëtime personale jashtë shtetit. Kushtetuta në nenin 70, ndalon në mënyrë kategorike deputetët që të përfitojnë nga pasuria e shtetit në çdo rrethanë. Ndërkaq, përdorimi i pushtetit për interesa familjare është në kundërshtim flagrant edhe me thelbin e ligjit  nr .9367, datë 7.4.2005 për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.

Mbetet për t’u parë nëse vijimi i kësaj hullie të hetimeve do të ndryshojë pozitat juridike edhe të Përparim Spahiu, si përfitues i veprimtarisë abuzive të vëllait. Ndërkaq, drejtimi i kryesor i hetimeve të SPAK është fokusuar tek abuzimet e dyshuara me tendera, sipas indicieve të KLSH-së.

 Autorizimet e ish-drejtorit të Patentave Ylli Spahiu për të vënë makinat e shtetit në dispozicion të vëllait Përparim Spahiu, ish-deputet i LSI-së 
 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ASI: 16/02/2021 20:04

    Po Rimi eshte vertete njeri i mire.Cfare nuk sajojne tani.

    Përgjigju
  • Vlora: 10/02/2021 21:16

    Rimi eshte I ndershem .Ka qene shok me Ilirin dhe Iliri I do shoket te ndershem si vetja

    Përgjigju
  • raul: 10/02/2021 19:27

    Ajo tashme dihet se leshelija ishte nje sekt nje bande hajdutesh te babezitur qe gerryen financat e shtetit kudo kur ishin ne pushtet. Tani per skrap leshelija dhe sudja e perralles me 5 pika Doktoresha horoskopike leshelike

    Përgjigju
  • Altin: 10/02/2021 18:55

    Rasti tipik ku nje idiot drejtor e perdor institucionin si prone e familjes se tij. Keta te hetohen dhe per prerjen e pyeve ne zonen e bulqizes se kane fabrike peleti ne emer te afermeve te tyre si dhe kane miniera kromi pirate atje. SPAK te tregoje se e meriton besimin e popullit, te denoje kete palo drejtor

    Përgjigju
  • sali: 10/02/2021 18:52

    Pse ka nanje nga keta te LSI qe nuk eshte hajdut,Ishte ne genet e kesaj partie private vjedhja

    Përgjigju
  • Taku: 10/02/2021 18:20

    Kështu kanë vepruar,veprojnë e do të veprojnë gjithçka do mbetet lojë.Asnjë. nuk do gjykohet e do ti sekuestrohet filma për tërheqje vëmendje

    Përgjigju
  • Verdikti: 10/02/2021 18:18

    Ky bente si burre i mir, i gjendur, i ndershem... fiks si MonaMeta.. dhe nuk dilte ne skene vete ... po angazhonte nga mbrapa nje Ervin Ervin... nje skuth b.thq.r qe i ropi njerezit duke i vendosur gjoba e duke i vendosur takse gjithe degeve te sherbimit te transportit per xhepin e tij dhe te shef Yllit

    Përgjigju
  • ulusiu: 10/02/2021 18:13

    PO.PO VETEM LSI KA BERE KORRUPSION,,ata te ps jane te paster ,,,me edi ramen ne krye,,ju hengert mortja,,,te gjithe jeni llum e kaluar llumit,,mjere populli shqiptar...

    Përgjigju
  • O tej: 10/02/2021 17:45

    Gjothkund dalin keta pisat e LSI parti e leshit e dhise me i dhi ne te.

    Përgjigju
  • Fadili: 10/02/2021 17:19

    Po e beni si per Nexhmijen gjyq per kafet kapni hotelet bizneset tenderat dhe abuzimet e pamatshme megjithese dhe keto te tjerat nuk duhen toleruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?