Skënderbeu merr një tjetër penalitet, pas dënimit me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane. Bajram Jashanica mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, i cili rezultoi pozitiv në testin anti-doping pas ndeshjes kundër Young Boys në Europa Ligë, do qëndrojë dy vite jashtë fushave të blerta. Apeli i UEFA-s ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës në UEFA.
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës shpresonte për një dënim të lehtë po dënimi ka qenë shembullor. Jashanica do të lihet jashtë fushave të blerta deri në shkurt të vitit 2020.
Përdorimi i substancave të tilla është e ndaluar kategorikisht të përdoren, por mbeten të paqarta arsyet që kanë shtyrë mbrojtësin të shkojë kundër rregullave.