Kronikë

S'kanë marrë pagat, naftëtarët e Ballshit sërish protestë, hyjnë me forcë në uzinë, shoqërohet kreu i Sindikatës (VIDEO)

26 Gusht 2020, 11:03| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 15:25

  • Share

TIRANE-Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme për mungesën e pagave. Fillimisht ata protestuan përpara uzinës në shenjë proteste për mungesën e pagave dhe rifillimin e punës. Naftëtarët shprehen se kanë tre paga të prapambetura. Situata është tensionuar dhe naftëtarët kanë hyrë me forcë në portën kryesore të uzinës. Report Tv sjell pamjet e momentit të tensionimit të situatës.

Pak pas grumbullimit forcat e policisë kanë shoqëruar kryetarin e Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar, Sokol Dautaj. Naftëtarët më pas kanë shkuar përpara komisariatit të policisë në Ballsh për lirimin e Dautajt i cili sipas tyre është shoqëruar për grumbullimet e organizuara dhe është liruar vetëm pak minuta më pas. Gjatë këtyre ditëve ka pasur disa takime për të gjetur nië rrugëzgjidhje por akoma asgjë nuk është bërë.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tori: 26/08/2020 19:11

    Me ne fund ndegjova nje sindikate qe ekziston

    Përgjigju
  • erni: 26/08/2020 11:14

    Belinda Balluku bythmadhja e ka ne dore uzinen edhe nuk e shfrytezon.ministre e paafte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?