Kryemadhi Meta dhe Fatime Kryemadhi

'Skaneri' i SPAK në familjen e Kryemadhit/ Babai kambist, vëllai i ka punuar si furrxhi dhe DJ, nëna 83 mijë lekë në muaj rrogë

12 Nëntor, 22:19| Përditesimi: 12 Nëntor, 22:44

  • Share

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka bërë skaner pasurisë së familjes së deputetes së PL, Monika Kryemadhi. Në dosje, SPAK ka zbuluar dhjetëra transaksione, në vlerën e mijëra eurove që kryheshin për të mbuluar shpenzimet për jetesën e çiftit Meta- Kryemadhi, shkollimin e fëmijëve, udhëtime, veshje dhe hotele.

Skandali është se në 8 vite, nga 2014 – 2022 llogaria bankare e Kryemadhit, është kredituar me 1 milionë e 108 mijë euro, nga të cilat janë shpenzuar 1 milionë e 81 mijë euro.

Disa detaje në dosjen e SPAK-ut tregojnë edhe përmasat e frikshme të korrupsionit të Metës dhe Kryemadhit, të cilët kanë përdorur pushtetin për t’u pasuruar, duke plaçkitur pasuritë publike.

Prokurorët kanë zbuluar se si çifti në proces divorci, kanë fshehur edhe mënyrën e blerjes së dublex-it të famshëm në zonën e ish-Bllokut. Ata kanë përdorur si mbulesë Fatime Kryemadhin, nënën e Monikës.

Çfarë të ardhurash ka patur familja e Kryemadhit?

Deputetja e PL në daljet e saj deklaronte shpesh se mamaja e saj kishte punuar gjithë jetën dhe kishte vënë pasuri.

“Akuzojnë mamanë time se ka blerë një shtëpi 310 mijë euro. Po mo e ka blerë, mamaja ime nuk ka ardhur në Tiranë në 2010, ka ardhur në 1953, ka qenë mjeke, ka qenë 2 mandate ndihmës gjyqtare me Sokol Binajn që sot është anëtar në Gjykatën e Lartë, ka qenë 13 vjet në zyrë me Valentina Leskajn.

Ka qenë kryetare e gruas së Tiranës, Fatmir Xhafaj ishte kryetar i rinisë së Tiranës. Këta të gjithë janë milionerë me biznese, mamaja ime nuk blenka dot një shtëpi?! Mamaja ime ka qenë me biznese, me tatime të paguara”, tha ajo. Në dosjen e SPAK thuhet se Fatime Kryemadhi ka marrë 8316 lekë në muaj.

“Me procesverbalin e kqyrjes të datës 17 Janar 2023, është administruar kartela e pensionit e shtetases Fatime Kryemadhi nga e cila rezulton se kjo shtetase ka qenë e punësuar si infermiere me pagë neto 11.254 lekë ne muajin e fundit para daljes në pension dhe në datën 26 Nëntor 2001, ka përfituar pension pleqërie. Totali i të ardhurave mujore së bashku me kompensimet për shtetasen Fatime Kryemadhi është llogaritur në 8316 lekë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me shkresën nr. 362/2 Prot. datë 10 Korrik 2023, informon se shtetasja Fatime Sefedin Kryemadhi, nuk ka aktivitet privat të regjistruar në emrin e saj. Duke qenë se shtetasja Fatime Kryemadhi ka marrë kredi në shumën 335.000 Euro, një pjesë të të cilave ja ka kaluar Monika Kryemadhit e cila i ka përdorur për blerjen e banesës, është bërë edhe verifikimi i llogarive bankare të saj për të identifikuar mënyrën e likujdimit të kësaj kredie”, thuhet në dosje.

Babai kambist, vëllai i ka punuar si furrxhi dhe DJ

Në dosjen e SPAK thuhet gjithashtu se Drini Kryemadhi, vëllai i Monikës, ka punuar si furrxhi, DJ dhe më vonë si mekanik. Babai Ramazani ka punuar si kambist. “Në deklarimet saj shtetasja Fatime Kryemadhi, e pyetur në lidhje me të ardhurat të cilat i ka përdorur për të blerë pasuri të paluajtshme, si dhe ato të përdorura për likujdimin e kredive që ajo vetë ka marrë, por edhe ato të marra nga vajza Monika Kryemadhi dhe që janë financuar nga Fatimja, deklaron se me ardhjen e demokracisë kishte dhënë me qira një pjesë të apartamentit 3+1 që kishte te zona e Shallvareve, dhe nga qiraja përfitonte një mijë marka në muaj.

Kjo shumë u pagua për gati dy vjet, por nuk kishte lidhur një kontratë qiraje para noterit. Bashkëshorti i saj, Ramazani, pas daljes në pension në vitin 1992, punoi si kambist ndërsa djali, Drini ka punuar si furxhi si dhe si DJ në disko Albania.

Në vitin 1990, sipas deklarueses, ishin pajisur me leje ndërtimi nga këshilli i fshatit Mëzes dhe kishin ndërtuar një shtëpi me sipërfaqe 100 m2 dhe truall 400 m2. Pas ndërtimit të shtëpisë në Mëzes, Fatimja deklaroi se kishte dhënë me qira apartamentin që kishte te Shallvaret, me qira mujore 500 USD për një periudhë 2-3 vjeçare dhe për këtë kishte lidhur edhe kontratë qiraje te Noteri. Më pas shtëpinë ia kishte dhënë me qira një shoqërie greke për shumën një milionë e gjysmë lekë, dhe me të ardhurat e siguruara arriti të blinte nga komshiu apartamentin e tij për vlerën 35 milionë lekë“, thuhet në dosjen e SPAK-ut.

Përfitimet e Kryemadhit nga kushëriri i saj

Meta dhe Kryemadhi përfituan të ardhura dhe nga kompanitë UNIFI Communication INC dhe UNIFI Holdings INC, në pronësi të biznesmenit Adrian Shatku, ku çifti përdori të gjithë pushtetin e tyre që ajo të merrte në Shqipëri lejet për 2 projekte milionëshe, futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjekionit të transferimit të thirrjeve telefonike. SPAK arrin në përfundimin se Adrian Shatku i ka dërguar Monika Kryemadhit të dhënat për ndarjen e fitimit të interkonjeksionit, ku Monika ka përfituar përkatësisht nga 34 mijë euro në muajt korrik dhe gusht 2014, ndërsa në muajin shtator fitim i neto ka qenë 102 mijë euro por nuk dihet nëse është ndarës sipas skemës M: 32.85% dhe unifi 16.42% dhe biznesmeni 50.78%. Nga të gjitha bisedat e zhvilluara midis Monika Kryemadhit dhe Adrian Shatkut, organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se këta dy persona flasin si bashkëpuntorë dhe ortake të biznesit të interkoneksionit të thirrjeve telefonike.

Dublex-i

Prokurorët kanë zbuluar se si Meta dhe Kryemadhi fshehu mënyrën e blerjes së dublex-it të famshëm në zonën e ish-Bllokut. “Për periudhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”, i deklaruar si i financuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare”, thuhet nga SPAK. / Marrë nga printi i Gazetës SOT

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mond Brinja: 14/11/2024 09:09

    Una kam 20 vjet qe bej pallate dhe s,kam aq lek kjo fallxhorja na doli miljonere me leket e mamas

    Përgjigju
  • Kasem Aga: 13/11/2024 07:57

    O Gjergj a di ti tē lexosh ? Mamaja e Kryemadhit ka qen infermjere jo mjeke o shoku Gjergji. Kurse pensjoni i ulēt ēshtē tjetēr muhabet. Ktu po dalin faktet qē Monika dhe Like floriri jan hajdut dhe kan vjedh dhe lekēt e tua o shoku Gjergj. Pēr ktē diskutojm. Pensjonet ktu nē shqipri jan shum tē ulta se lekēt i kan vjedhur : Sali Bajga kriminel sēbashku me banden e tij dhe banda e Edi Pallēs e Likja me Monēn e Flamuri pa bisht me shok. A i ke pa si bērtasin banda e Sali Bajgēs p.sh thithlopa me fytyr burri tē shēmtua Albana Vokshi mbesa e kryekomonistes Bije Vokshi. Prandaj jan kto pensjone.

    Përgjigju
  • Gjergji: 13/11/2024 05:06

    Mjekja me pensionin me të vogël në evrope. Furrxhiu fiton më shumë

    Përgjigju
  • Iris: 13/11/2024 02:27

    Znj.Kryemadhi,nena jote erdhi ne Tirane ne 53'nena ime erdhi ne 45',infermjere te dyja,por nena ime nuk ka mundur te bleje kurre shtepi me vlere 310 000 euro,akoma ka apart.e vogel 1+1 te kohes se Xhaxhit.Pastaj gjithe keto pasaktesi ne rrefimin e Monikes,nena e saj nje here na del mjeke,nje here infermjere,nje here ndihmegjyqtare e pastaj punon ne zyren e V.Leskajt!Sa gjimnaze,universitete e diploma na paska shoqja Fatime?! Kurse vellai,Drini na paska punuar furxhi,TJ,mekanik! Pune paksa te rendomta per nje Kryemadh super te paguar e super te privilegjuar!

    Përgjigju
    • Une: 13/11/2024 15:35

      Ne 1920 u mor Vedimi per tiranen si kryeqytet ne 45 perfundoi lufta! Pagat Jane nga 200 deri ne 700 lek deri ne 90 94 pastaj Ska pas me shtet kshuqe lerini se e gjejne nga zoti te gjith

  • Nuri: 12/11/2024 22:31

    Drin furrxhiu hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?