'Skapistë, të pafytyrë, larot e Ramës’! Berishës po i dridhet toka nën këmbë! Dhëndri pas hekurave në GJKKO, Saliu kërcënon live e intimidon prokurorët e SPAK

23 Tetor 2023, 14:02| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 18:18

  • Share

TIRANE - E paprecedentë. Sali Berisha nën hetim për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit 'Partizani', pas të cilit u ndërtuan 19 kulla dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, fitoi mbi 5.4 milionë euro, kërcënoi dhe intimidoi sot publikisht, në mënyrë të paprecedentë prokurorët e dosjes. 

Në konferencën e sotme për median, për gati 2 orë, Berisha thuajse në çdo fjali teksa mbronte veprimet e veta 'korruptive' - që po hetohen nga SPAK  - dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi,u drejtohej prokurorëve duke përdorur një fjalor të paprecedentë, këtë herë edhe më të përforcuar se herët e tjera. Në adresimin e tij publik, që u përcoll live kishte qëllim jo vetëm të njolloste prokurorët, por dhe t'i intimidonte.

‘Skapistë të pafytyrë’ ...‘Polici sekrete’ ... ‘Larot e Ramës’ 'Sharlatanë' ...ishin disa nga termat e përdorur nga Sali Berisha gjatë gjithë deklaratës për median e cila zgjati për gati 2 orë.  

Më pas ish kryeministri kaloi dhe tek kërcënimet direkte. Edhe sot, si më 20 tetor, - kur u arrestua Malltezi - kërcënoi  prokuroren Enkeleda Millonai, e cila së bashku me Arben Krajën i firmosën masën e sigurisë të ndalimit të lëvizjes jashtë vendit dhe detyrim paraqitje, gjithashtu i arrestuan dhëndrin për privatizimin e kompleksit “Partizani”. 

Jamarbër Malltezi paditi në SPAK për kallëzim të rremë Taulant Ballën. Dhe unë e garantoj Millonain se do ta paguajë ligjërisht aktin e saj të ulët, anti-Kushtetues, shkeljen flagrante që kjo i bën konventës së të drejtave të njeriut, për pagesën që i bën Taulant Balla, duke mbajtur të konfiskuar prej tre vitesh dosjen e vendimit të gjykatës së Lartë, vetëm për të mbrojtur Ballën si parzmore që ajo të mos shkojë në gjykatën Kushtetuese.

I them se ti je turpi i drejtësisë, i një zyrtareje dhe ti shkel për interesa, ndjeja, apo emocionet tua, nuk e di, cdo norme dhe etikë të funksionimit të një shtetit. Ti nuk mund ti mohosh një qytetari një proces gjyqësor të drejtë” tha ai.

Konferenca u mbajt ndërsa dhëndri i tij ndodhej në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë. 

Në një proces të rregullt ligjor ai mund të kundërshtojë akuzat e SPAK në një seancë gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë, apo me një memo drejtuar prokurorisë e gjykatës apo të apelojë pretendime te SPAK.

Ndaj Berishës është firmosur masa e sigurisë 'detyrim me paraqitje' dhe 'ndalohet udhëtimi jashtë' por ish-kryeministri nuk pranoi t’i takonte oficerët e policisë gjyqësore mbrëmjen e së shtunës, 21 tetor, kur ata mbërritën në selinë e Rithemelimit dhe nuk ka pranuar të firmosë se është njoftuar për masën e sigurimit ndaj tij.

Per cfare e akuzon SPAK? 

SPAK po heton për veprimet e konkrete dhe aktive të tij si kryeministër i cili  përmes miratimit të ligjeve, ankteve nënligjore të cilat kanë sjellë përfitime dhëndrin e tij Jamarbër Malltezit.

Sipas SPAK Sali Berisha ka konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi

Nga ana e shtetasit Sali Berisha në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë  kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit Jamarbër Malltezi., bashkëshorti i vajzës së tij.

Nga ana e shtetasit Sali Berisha në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

lajmi ne perditesim.... 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Carma: 24/10/2023 06:52

    Ja ku edhe nje here vertetohen theniet polullore "hak marre dhe borxh pa lare nuk do mbetet kurre ne kete bote!" Ka ardhur koha qe te japim llogari te gjithe.

    Përgjigju
  • Iris: 24/10/2023 03:48

    Do te doja qe Berisha te vendosej nen /gag order/nga gjykata, sic e kane vene gjykatesit amerikane Trump, qe te mos guxoje te beje nje /ciu/,jo me te shaje e kercenoje hetuesit e gjykatesit e SPAK-ut!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 23/10/2023 19:56

    Lidhim nje bast te vogel o vishi: neser salehun e viçidolit qe ne kater te mengjesit e te shkallet e gjykates SPAK-ut...edhe me batanije ne dore...nuk e run kush më per salehStalinistin....

    Përgjigju
  • Vishi: 23/10/2023 15:32

    Gjithe qellimin e ka qe ta arrestojne dhe ate, e te bej viktimen para demokrateve, sepse nuk i mblidhen njerez te djege kryeministrine per pronat e vajzes.

    Përgjigju
  • Muzaka i Ri: 23/10/2023 14:56

    Bravo prokuroreve dhe gjykatesve, bjeruni ketyre monstrave, kusur mos ju lini. Kujt do krahu jane, populli eshte me ju dhe do mbeteni heronjte e kombit qe zhduket kucedren qe i piu gjakun 32 vjet.

    Përgjigju
    • Qwert: 23/10/2023 17:00

      Sala mori perpara 300 miljon amerikan ata te spakut i ze me dacka berisha

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?