Skavica/ Tom Doshi bashkohet me Rithemelimin, dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak në Dibër për mungesë kuorumi

8 Maj, 21:19| Përditesimi: 8 Maj, 21:56

  • Share

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Dibrës ka dështuar sërish brenda një jave. Këshilltarët e Tom Doshit bashkë me ata të Rithemelimit kanë qëndruar në mbledhjen e sotme vetëm për të votuar ndihmën ekonomike e më pas janë larguar në shenje revolte për Skavicën.

Ata kërkojnë shpjegim nga kryebashkiaku i majtë, Rahim Spahiu rreth projektit të qeverisë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Ata kanë depozituar në këshill një kërkesë për mbledhje jashtë radhe, duke kërkuar informacion për projektin e HEC-it të Skavicës si dhe rolin që do ketë Bashkia. As kësaj radhe kërkesa e tyre nuk u fut në rendin e ditës ndaj këshilltarët braktisën mbledhjen.

Pesë ditë më parë mbledhja dështoi për shkak se këshilltarët e djathtë bashkë me ato të PSD së Doshit dhe këshilltarët e pavarur u larguan. Ditën e sotme, në sallë ishin 16 këshilltarë nga 31 që ka gjithsej këshilli i Dibrës. Sapo është votuar ndihma ekonomike nga salla është larguar këshilltari Burhan Shehu. Më pas mbledhja është ndërprerë pasi s’ka pasur kuorumin e nevojshëm për miratimin e vendimeve të tjera. Edhe këshilltarët e majte Astrit Ademi dhe Sokol Sava janë parimisht dakord me këshilltarët e Rithemelimit. 

Partia Socialiste ka 13 vende në Këshillin Bashkiak të Dibrës, numra të cilat nuk i mjaftojnë për të zhvilluar mbledhjet e vetme. Ndërkohë Këshilli përbëhet nga 30 anëtarë në total, ku PSD-ja ka 6 vende, 5 Rithemelimi, 1 PD e vulës dhe 6 të tjerët nga partitë e vogla dhe të pavarur.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?