Politikë

'Do të shkrij SPAK?' Rama mesazh Berishës: Noc Rrokun! Apel shqiptarëve: Mos i jepni votën! 2 ministrat e mi të dënuar, pasqyrë e vullnetit të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë

17 Shkurt, 11:20| Përditesimi: 17 Shkurt, 14:45

  • Share

Tiranë - Maxhoranca socialiste dhe Kryeministri Edi Rama janë të qartë në qëndrimin e tyre ndaj Prokurorisë së Posaçme pas zgjedhjeve të 11 majit. Një qëndrim diametralisht i kundërt me atë të opozitës dhe Sali Berishës, kreut të PD-së që thotë se nëse do të vijë në pushtet do e shkrijë SPAK këtë institucion të ri të reformës në drejtësi, e madje do të burgosë edhe prokurorët, përfshirë kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin.

Për Ramën e socialistët kjo nuk ka për të ndodhur.

Me një video në rrjetet sociale, të një bufi, siç së fundi po quan Sali Berishën, kryeministri Edi Rama reagoi me ironi ndaj deklaratës së fortë që kreu i PD-së theksoi sot paradite sapo doli nga SPAK

Rama shfaq pamjet e një bufi në grahmat e tij të fundit, duke i vendosur zërin e Sali Berishës shënjuar me shprehjen e tij se do ta shkrij SPAK-un, si për të treguar se kjo nuk ka për të ndodhur pasi siç më herët ka deklaruar, drejtësia tashmë është e pavarur e duhen përforcuar vetëm standardet demokratike europiane.

Ndërsa në dixhiturë të videos, Rama shkruan: Noc Rrokun dhe e shoqëron me disa ikona përfshirë gjarprin e klounin, duke hequr paralele me Sali Berishën.|
 

Edhe në videon e rubrikës 'Sy m'sy  Rama u tha komentuesve se opozita kërkon të përmbysë reformën në drejtësi, përkundër qëndrimit që ka PS për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë. 

  Ata qe duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende mes nesh, përballe nesh, me përbetimin publik se ne 11 maj po u dhatë votën do reagojnë duke e shkrire fare SPAK-un. Natyrisht, s’kanë për të marrë votën dhe SPAKU-t s’kanë çfarë i bëjnë fare

Rama iu përgjigj një komentuesi i cili shkruante se të gjitha janë hajdutë dhe se kryeministri duhet të japë dorëheqjen, pasi nuk ka moral prej atyre që janë në burg.

'Populli kur erdhe ti kishe besim... po dolët të gjithë hajdutë... thua nuk kam përgjegjësi kush vjedh,,, është njësoj si ai trajneri që skuadra vetëm humb dhe të të thoj nuk mbaj përgjegjësi... dhe mos të kesh vjedh ti prapë s’ka më moral jep dorëheqjen.'

Me dolën te gjithë hajdute – thua ti. Epo jo, nuk janë kështu disa gjëra që duhet t’i sqarojmë. E para në tre mandate unë kam pasur nja 60 ministra dhe deri me tani dy ministra te mandatit te pare janë dënuar, nje tjetër mbahet ne paraburgim edhe pse mund te ndiqej ne gjendje te lire, po nuk eshte denuar dhe njeri, ish-zëvendëskryeministër ka marre arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë. 

Më tej, Rama theksoi ata që thonë se PS i ka të gjithë hajdutë i përkasin korit që blegërin nëpër media apo politikë.

Kryetari i PD-së Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Në hetim nën masën e sigurisë 'arrest në burg' është dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky së bashku me bashkëshorten akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në hetim nga SPAK nën masën arrest në burg është dhe numri 2 i PS-së, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Rama në 'Sy më sy':

Le t’i marrim pak me radhë i dashur Fredi, e para populli besimin e tregon me votë dhe qëkur erdha unë deri me sot, ma ka dhënë besimin 9 herë. Të siguroj që ma jap përsëri në 11 Maj, për të dhjetën herë dhe me rezultatin më të mirë nga të 10-ta herët.

Pse e kam unë këtë bindje? E kam këtë bindje pikërisht sepse populli nuk mendon si ti, që unë duhet të jap dorëheqjen pse udhëhoqa pavarësimin e drejtësisë dhe i hapa rrugën goditjeve në nivele te larta, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë viti 1912 e deri kur me partinë socialiste udhëhoqëm e realizuam reformën në drejtësi. Sepse populli priste pikërisht këtë nga reforma ne drejtësi, fundin e pa ndëshkueshmerisë, të një drejtësie ku ligji kishte fuqi vetëm mbi më të dobëtit.

Me dolën te gjithë hajdutë? Eh jo, këtu janë disa gjëra që duhet vërtetë t’i sqarojmë. E para në tre mandate unë kam pasur nja 60 ministra dhe deri më tani dy ministra të mandatit të parë janë dënuar, njeri mbahet ne paraburgim edhe pse mund të ndiqej në gjendje të lirë, po nuk është dënuar dhe një tjetër, ish-zvkm ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë.

Nga një anë këto janë pasqyrë e vullnetit tonë të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë të bëjë punën e saj të pavarur, e ji i bindur se pa këtë vullnet kjo nuk ndodhte kurrë. Nga ana tjetër, me ligj e me zakonin e vjetër shqiptar hajdut quhet dikush qe dënohet me prova, jo dikush qe dënohet dhe lincohet me gurë në Pazar pa prova. E njëjta logjike vlen edhe për nja 250 kryetarë bashkie dhe deputetë gjatë këtyre viteve. Disa te dënuar po, e vërtete, por te thuash të dolën ë gjithë hajdutë është thjeshtë ti bashkoheshi korit të blegërish si kopeja politiko - mediatike.

Tani vijmë tek përgjegjësia. Mësoje nga unë se jeta është e gjatë dhe mund të të duhet. Edhe në një familje, lëre pastaj ne një organizate, kompani, parti a shtet të terë, përgjegjesia e shkeljes se ligjit nuk është kolektive, po është individuale.

Ndërsa moralisht familja, organizata, partia apo vetë qeveria, mbajnë përgjegjësi për si reagojnë ndaj rastit kur dikush nga njerëzit e tyre shkelin ligjin. Deri para se të bëhej Reforma në Drejtësi, reagimi ishte marrja ne mbrojtje dhe pengimi me çdo mjet i drejtësisë. Ata qe duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende mes nesh, përballë nesh, me përbetimin publik se në 11 maj po u dhatë votën do reagojnë duke e shkrire fare Spakun.

Ndërsa ne mbetemi te palëkundur në mbështetje të drejtësisë se re dhe reagimi ynë është drejtësia të bëjë punën e vet në pavarësi të plotë dhe në nuk bëjmë avokatinë e asnjë individi, për rastin konkret, por tanimë duhet ngremë zërin për standardet demokratike të proceseve. Sepse pavarësia e drejtësisë shqiptare u arrit për herë te parë në histori, ndërsa drejtësia evropiane që duam për Shqipërinë 2030 është një drejtësi, ku pavarësia nuk kthehet në shqelm ndaj standardeve demokratike, lirive e te drejtave të çdo individi. Pavarësi, profesionalizem dhe garanci kushtetuese e ligjore për çdokënd qe hetohet e gjykohet, po kurrësesi nuk duhet te poshtërohet në pazar e te merret peng pa gjyq.

Historia na i mëson te gjitha, mjafton te duam te mësojmë.

Ora 13:14
Berisha tha se do ta shkrijë SPAK-un pas 11 majit, Braçe: Një institucion kushtetues nuk shkrihet as në gojë e as me gojë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pasi Sali Berisha tha se pas zgjedhjeve të 11 majit do ta shkrijë SPAK-un dhe prokurorët do të burgosen. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se një institucion kushtetues nuk shkrihet as në gojë e as me gojë, me votë po.

Postimi i Plotë i Braçes:

SPAK nuk do ekzistojë?
Duhet të shuhet?
Ouu po si kështu, me gojë?
Një institucion kushtetues nuk shkrihet as në gojë e as me gojë!
Me votë pooooo!
Dhe çfarë vote-2/3 e gjithë kuvendit;
Pastaj 50% +1 votë të shqiptarëve ne listën e votuesve!
Nuk besoj se do i ketë kush kaq vota!
Asnjëherë!
Në anë tjeter vullneti ynë nuk ka ndryshuar prej ditës kur votuam ngritjen e SPAK!

Ora 13:11
‘Do ta shkrij SPAK-un’ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë

Përmes një videoje të ndarë në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ironizuar Sali Berishën, sërish me një buf kënete.

Por kësaj here, pamjeve të bufit të kënetës, Rama i kishte shtuar zërin e Berishës teksa thotë se SPAK nuk do të ekzistojë nëse vjen në pushtet pas 11 majit.

Ndërsa në dixhiturë të videos, Rama shkruan: Noc Rrokun.

Berisha sot ishte në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje për aferën Partizani.

Pas daljes nga SPAK, Berisha tha se nëse vjen në pushtet SPAK nuk do ekzistojë më dhe prokurorët aty do gjykohen njësoj si kriminelë.

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/02/2025 03:27

    Ti nuk je aq budalla sa te mendosh te shkrish SPAK-un,po kush garanton se nuk do te nderhysh me komisione anti-korrupsion, etj pasi te kesh marre voten e te kalosh lumin?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?