Foto ilustruese

Skeda/ 8 përballjet historike të Shqipërisë me Spanjën! Iberikët 31 gola, kuqezinjtë vetëm 3

22 Qershor, 14:59| Përditesimi: 22 Qershor, 15:12

  • Share

Në 8 ndeshje që janë zhvilluar mes Spanjës e Shqipërisë, të gjitha përballjet i kanë fituar iberikët.  Spanja ka shënuar ndaj kombëtares shqiptare 31 gola në total, ndërsa kuqezinjtë kanë shënuar në rrjetën e ‘furive të kuqë’ vetëm 3 herë. 

Për herë të parë këto dy kombëtare janë takuar në kualifikueset e Europianit 1988, ku Spanja fitoi 1- 2 në Tiranë dhe 5-0 në Sevilje.

Ndeshjen e dytë mes dy kombëtareve, Spanja e ka fituar 9-0 në Sevilje, e vlefshme për kualifikueset e Euro 1992. Butragenjo shënoi 4 herë në atë ndeshje. Ndërsa takimi i dytë në Tiranë u anulua për shkak të situatës politike në Shqipëri.

Në vitin 1993 Spanja fitoi 3-0 në shtëpi dhe 1-5 në shtëpinë tonë në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 1994.

Të dyja kombëtaret u takuan edhe në kualifikueset e Kupës së Botës 2018, ku Spanja fitoi 0-2 dhe 3-0. Diego Kosta dhe Nolito shënuan në Shkodër, kurse në Alikante realizuan Rodrigo, Isko dhe Tiago Alkantara. 

Ndeshja e fundit  mes dy kombëtareve ishte miqësorja e luajtur më 26 mars 2022 në Spanjë. Skuadra e Luis Enrikes fitoi 2-1, me gola të Ferran Torres dhe Olmos. Për Shqipërinë barazoi përkohësisht Myrto Uzuni.

Kjo është pjesëmarrja e 2-të e Shqipërisë në Europian, pas debutimit në 2016-ën.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?