Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduard Kapri
Ish-kryebashkiaku demokrat i Pogradecit, Eduard Kapri, para se të merrte detyrën e rëndësishme të qytetarit të parë në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit 2015 (përballë kandidates së majtë Diana Mile), ka qenë anëtar i këshillit Bashkiak dhe sipërmarrës për shumë vite në kompaninë e tij të ndërtimit në qytetin liqenor.
Karriera e tij nis si kontabilist, me diplomë në Ekonomik dhe më tej në zyrën Ekonomike të Drejtorisë Arsimore. Në biografinë e tij të hershme para se të kandidonte, Kapri shënonte se kishte lindur më 9 Maj 1970, i martuar dhe me 3 fëmijë.
Në vitin 1998 përfundoi studimet e mesme në Shkollën e Mesme Profesionale Tregtare në qytetin e Vlorës. Në vitin 1992 u diplomua në Degën e Financave Fakulteti Ekonomik, pranë Universitetit të Tiranës. Kurse bë vitin 2007 u kualifikua nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar, mbi “Standardet Kombëtare të Kontabilitetit”.
Gjatë viteve 1992-1993 me detyrë shef llogarie në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Pogradecit dhe 1998-2002 ka qenë administrator i një sipërmarrjeje në sektorin privat. Më pas përgjegjës i qendrës ekonomike pranë Qendrës Arsimore Rajonale Pogradec. Nga viti 2004 e në vazhdim ka qenë Administrator i kompanisë “Real 2”, me seli në Pogradec që operon në sektorin e importit dhe tregtimit të duhanit.
Që nga viti 2015 e tej ai operonte në sektorin e ndërtimit si aksioner, në një prej kompanive më prestigjioze të ndërtimit në qytet, para se të bëhej kryebashkiak. Prej vitit 2011 ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak Pogradec.
Lajmi kryesor:
SPAK merr të pandehur Eduart Kaprin për herë të dytë! Ish kryebashkiaku i Pogradecit lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit të vet! 12 katëshit i shtoi edhe 2 kate!
A.Q/ReportTv.al