Pistoleta e sekuestruar më 2021
Julian Gjoshi nuk është emër i panjohur për Policinë. Ai rezulton i arrestuar më 19 Janar 2021 për armëmbajtje pa leje.
Në atë kohë 23 vjeç, Julian Gjoshi u prangos nga forcat “Shqiponja”, në Tiranë, teksa lëvizte me makinë.
Kapja e këtij shtetasi u bë në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l.
“Shërbimet e Policisë kishin marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin Julian Gjoshi dhe pasagjer shtetasin E. B., poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë fakt dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës për atë ngjarje.
Por Gjoshi është liruar pak kohë më pas.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ 50-vjeçari ekzekutohet brenda lokalit 'Kështjella'! Autori i dyshuar kunati i Altin Hajrit, pronar i 'Golden'! Viktima kishte punuar si menaxher i kompleksit ku u rrëmbye Jan Prenga (EMRAT+VIDEO)
A.Q/ReportTv.al