Gentjan Bejtja, i vrarë dhe Marklen Haka, i arrestuar

SKEDA/ Konfliktet hakmarrëse mes Marklen Hakës dhe Gentjan Bejtjas! Vrasja e hallës, atentatet në seri mes tyre dhe vrasjet

6 Shtator, 16:08| Përditesimi: 6 Shtator, 16:18

  • Share

Marklen Haka nuk është emër i panjohur, pasi ai akuzohet edhe për serinë e atentateve hakmarrëse ndaj ish-policit Gentjan Bejtja, derisa ky i fundit u ekzekutua më 15 Mars të këtij viti në banesën e tij, në Larushk të Fushë-Krujës, nga persona të maskuar dhe tashmë të identifikuar.

I akuzuari si kreu i “Bandës së Niklës” është një nga emrat si organizator dhe motiv ka qenë hakmarrja. Mes dy familjeve ka pasur disa atentate, viktima dhe plagosje. Kjo është nga pistat kryesore të Policisë, por besohet se Haka, i akuzuar edhe për ngjarje të tjera kriminale, arrestuar apo dënuar, është i përfshirë në shumë ngjarje.

Ai është aktualisht edhe pjesë e dosjes së koduar “Revanshi”, përplasja mes grupeve armike rivale, ku bien në sy ai i Ervis Martinajt, ish-deputetit Arben Ndoka, klanit të vëllezërve Duka apo dhe Durim Bamit.

19 Shtator 2016, Gentian Bejtja plagoset në një atentat me tritol në makinë

Në orën 9 e 30 të mëngjesit, të datës 19 shtator 2016, Gentian Bejtja, që në atë kohë njihej edhe me emrin Edmond, sapo kishte hipur në makinën e tij “Touareg”, me targë AA 020 BH dhe ndodhej jo shumë larg shtëpisë së tij në Larushkë. Një sasi eksplozivi që ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit. Si pasojë e shpërthimit Bejtja ka mbetur i plagosur lehtë në këmbë. Më 20 dhjetor të vitit 2019, Prokuroria njoftonte se ishin arrestuar për ngjarjen: Edison Pula, Edison Bami, Arjan Ademi, Fadjol Anamali, Muharrem Sheta, Ilir Caca, Marklen Haka, Klaudio Ismailaja dhe Astrit Rryçi. Ndërsa ishte shpallur në kërkim Oltjon Caca. Numri i telefonit që aktivizoi minën e vendosur në automjet Gentian Bejtjas, rezultoi të ishte i Edison Pulës. Motiv besohej se ishte hakmarrja. Pula ishte një emër i skeduar brenda dhe jashtë vendit, për trafik droge.

21 Shtator 2019, atentat ndaj Marklen Hakës, vritet halla e tij

Më 21 shtator të vitit 2021, Marklen Haka, një i ri me shumë precedentë penalë, mbeti i plagosur në një atentat në derën e shtëpisë së tij në Nikël të Krujës. Por në këtë ngjarje mbeti e vrarë gabimisht halla e tij, Shpresa Basha, 50 vjeçe. Autorët zbrazën 100 plumba. Motiv besohej se ishin konfliktet mes bandës së përçarë të Niklës, ku bënin pjesë Durim Bami dhe Gentjan Bejtja. Haka, me precedentë të shumtë penalë, sapo ishte liruar nga burgu kur ndodhi atentati.

Plagosja e Marklen Hakës, në atentatin kur iu vra halla

9 Janar 2022, Bejtja plagoset në atentat pranë një karburanti

Mbrëmjen e 9 janarit të vitit 2022, Gentjan Bejtja, mbeti i plagosur me armë në afërsi të një karburanti në Larushkë të Fushë-Krujës. Bejtja ka qenë duke udhëtuar me makinë, ku pasagjer ishte Klodjan Stafuka, në momentin që iu zu pritë. Drejt tyre u qëllua me kallashnikov nga një makinë në lëvizje. Plumbi kapi vetëm Bejtjen në njërin krah. Ndërsa Stafuka mori dëmtime në kokë e u plagos. Motiv përsëri lufta mes bandave në zonë dhe hakmarrja

8 Qershor 2022, atentat në Fushë-Krujë, plagoset Marklen Haka

Marklen Haka, i cili i shpëtoi atentatit të ndodhur shtatorin e vitit 2019, ngjarje në të cilën u vra halla, ka mbetur i plagosur me armë zjarri më 8 qershor të vitit 2022. Ngjarja ndodhi në mesditë në Fushë-Krujë. Ai u qëllua me një plumb në nofull dhe u transportua menjëherë në spital. Mes të shoqëruarve si të dyshuar ishte edhe Gentian Bejtja. Haka ka qenë i dyshuar edhe për vrasjen e biznesmenit të kromit Nadien Zeneli, në zonën e ish-Bllokut, në vitin 2011, pasi dyshonte se Zeneli i kishte vrarë të vëllain, Roland Haka, në vitin 2004.

4 Korrik 2023, vritet kunati i Gentian Bejtjas dhe plagosen 2 djemtë e tij

Ndodhi në fshatin Larushkë të Krujës. Vetëm 15 minuta pasi kishte kaluar mesnata e kishte hyrë data 4 korrik 2023, një makinë nga ku zbritën 3 persona u sharrua nga të paktën 30 plumba. Plumba që nuk kursyen as dy fëmijë të mitur, 13 e 10 vjeç. Ndërsa daja i tyre mbeti i vrarë. Objektivi ishte Gentian Bejtja, ish polic, që i kishte shpëtuar më parë dy atentateve, teksa këtë herë e pësuan edhe fëmijët. Kunati i tij, Ramazan Sino, 29 vjeç, mbeti i vdekur në vend, teksa prej vitesh ishte i punësuar si shofer në Prokurorinë e Apelit në Tiranë. Sipas Policisë, Sino u gjend rastësisht mes breshërisë së plumbave, njësoj si dy nipat e tij të mitur. Gentian Bejtja kishte 10 ditë që ishte kthyer në Shqipëri dhe autorët kanë menduar se ishte ai në makinë me fëmijët. Mes të dyshuarve ishte edhe Marklen Haka, në konflikt të hershëm me Bejtjan.

Gentjan Bejtja, banesa ku u vra dhe makina e djegur e autorëve

15 Mars 2024, ekzekutohet në oborrin e shtëpisë Gentian Bejtja

Atentati që dështoi mesnatën e 4 korrikut të vitit 2023, paçka se humbi jetën një i pafajshëm, u realizua në orën 16 e 20 minuta të 15 marsit 2024. Duket se të njëjtën autorë provuan sërish dhe kësaj here ekzekutuan 43-vjeçarin Gentian Bejtja. Sipas të dhënave të siguruara nga grupi hetimorë, në ngjarje dyshohet të kenë marrë pjesë 4 persona. Të dyshuar për krimin kanë qenë anëtarë të grupit të biznesmenit të zhdukur Ervis Martinaj, të afërm dhe miq të tij, kurse motiv besohet hakmarrja pasi Bejtja mund të ketë nxjerrë në pritë Brilant Martinajn dhe dy miqtë e tij në atentatin e Fushë-Krujës në muajin korrik 2022. Ndaj Bejtjas u derdhën të paktën 100 plumba nga 3 karikatorë kallashi. Ai sapo ishte kthyer nga arratia. Mes të dyshuarve për ngjarjen është edhe Marklen Haka.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?