Politikë

SKEDA/ KQZ certifikoi rezultatin e 11 majit për 12 qarqet, çfarë ndodh tani?

24 Maj, 17:09| Përditesimi: 24 Maj, 18:43

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së ankimimeve. Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do ta njohë rezultatin dhe tashmë ka nisur hapat e parë ligjorë për kundërshtimin e tij.

Si u miratua rezultati për çdo qark?

Pasi Komisionet e Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ) përfundoi numërimin dhe përgatiti tabelat përmbledhëse të rezultateve për çdo qark, ato iu dorëzuan KQZ-së për shqyrtim dhe miratim.

KQZ shqyrtoi secilën tabelë përmbledhëse dhe pasi nuk konstatoi parregullsi ligjore ose teknike, miratoi tabelat për 12 qarqet. Pasi një tabelë përmbledhëse miratohet për një qark të caktuar shpallet rezultati përfundimtar për atë qark, duke përfshirë numrin e votave për çdo subjekt politik, numrin e mandateve dhe emrat e deputetëve të zgjedhur.

A ka afate për ankesa?

Po. Çdo subjekt zgjedhor që ka rezerva për rezultatin në një qark, ka të drejtë të ankohet brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit të KQZ-së në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për rezultatin e secilir qark ku ka pretendime. Kështu, PD ka nisur me lëvizjen e parë dhe ka ankimuar deri më tani në KAS vetëm rezultatin për qarkun e Kukësit.

Vendimi i KAS-it mund të ankimohet më tej në Kolegj Zgjedhor brenda 3 ditëve nga data e shpalljes së vendimit të KAS-it.

Kur bëhet ‘vulosja’ përfundimtare e rezultatit të zgjedhjeve në rang kombëtar?

Vetëm pasi:

Të kenë përfunduar të gjitha procedurat e ankimimit;

Të jenë dhënë vendimet përfundimtare nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor;

Më pas, KQZ certifikon zyrtarisht rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në rang kombëtar. Shpërndahen mandatet për 140 deputetët e zgjedhur dhe KQZ i dërgon Kuvendit listën e deputetëve të rinj.

SI.E./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?