Protesta e 21 Janarit ishte reaksioni i një zemërimi popullor pas publikimit të një video-skandali, ku shfaqej Ilir Meta, në atë kohë zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm, ku shfaqej me një bllok të zi në dorë, duke bërë pazare me pasuritë publike në zyrën e Dritan Priftit. Videoja u publikuar në 11 janar, çka solli polarizimin e skenës politike në Tiranë. Partia Socialiste ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkoheshin një proteste në 21 Janar, “pa flamur dhe pa asnjë paragjykim”. Po çfarë ndodhi mesditën e 21 Janarit 2011? Shqiptarja.com dhe Report Tv sjellin kronologjinë e krimit të pandëshkuar.
Ora 14:00: Protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi "Skënderbej" deri para godinës së Kryeministrisë. Protesta nuk kishte drejtues, ndërsa bëri thirrje kundër Berishës dhe Ilir Metës.
Ora 14:30: Nis përshkallëzimi i protestës dhe shtyrjet e para mes protestuesve dhe policisë. Shtohet prania e efektivëve të Gardës së Republikës në oborrin e Kryeministrisë.
Ora 14:40: Demostruesit hedhin gurë, pllaka trotuari, pllaka mermeri drejt policisë dhe gardës, ndërsa u vënë zjarri pemëve që ndodheshin në pjesën përpara Kryeministrisë.
Ora 14:40: Përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë, sulme të dyanshme.
Ora 14:40: Hidhet gaz lotsjellës vështirësonte edhe frymëmarrjen. Kordoni i forcave policore jashtë perimetrit rrethues të Kryeministrisë çorientohet nga gaz lotsjellës dhe përplasja me protestuesit.
Ora 15:00: Policia godet me shkop gome protestuesit para Kryeministrisë, para dy kullave dhe mes kullave dhe godinës së Kuvendit. Përleshje, vrapime në panik, gaz lot sjellës, lotim, thirrje kundër qeverisë dhe britma.
Ora 15:50: Nisin të shtënat me armë nga ana e efektivëve të gardës me fishekë manovër. Para Kryeministrisë kishte vrapime në panik, kthime sërish para Kryeministrisë.
Ora 15:55: Kaos para Kryeministrisë. Protestuesit nisën të shpërndaheshin.
Ora 16:00: Gardistët qëllojnë në ajër me fishekë të vërtetë, pasi këputeshin degët e pemëve.
Ora 16:10: Grupi i njësisë speciale, i pajisur me mjetet teknike të posaçme, ndërhyrë forcërisht me shkopinj gome e mburoja, e duke nxjerri jashtë portës së Kryeministrisë grupin e personave.
Ora 16:15: Garda qëllon me armë drejt protestuesve me fishekë të vërtetë. Sipas prokurorisë, gardisti Agim Llupo qëllonte me automatik, ndërsa komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me pistoletë.
-Ziver Veizi, duke qëndruar qetësisht disa metra larg portës së Kryeministrisë, qëllohet në gjoks për vdekje. Plumbi erdhi nga hyrja e majtë të Kryeministrisë dhe sipas ekspertizës ka dalë nga armët e Gardës. Vezi bie në tokë, ndërsa pranë tij, lëvizte krahët Zyhdi Dajti, që mos të qëllohej.
-Një plumb kap gazetarin Fatos Mahmutaj në dorë, teksa po qëndronte në platformën e mediave, tek pisha, përballë postës së Kryeministrisë.
-Gardisti Agim Llupo, i pozicionuar në dritaren e dytë, ana veriore, në pjesën e poshtme të bordurës së ndërtesës së Kryeministrisë, qëllon në kokë Hekuran Dedën, i cili shtrihet në tokë. Deda ndërron jetë në duart e Hysni Peposhit. Dede u qëllua teksa po qëndronte panë tribunës ku ishin vendosur kamerat e televizioneve. Ai ishte pranë Fatos Mahmutajt.
-Dikush thërret "Na vranë". Një tjetër thotë se “Po na qëllojnë me plumba të vërtetë". Disa persona marrin në krah Hekuranin dhe e dërgojnë tek Ura e Lanës. Grupe gardistësh qëllojnë drejt protestuesve me qitje tek e tek.
-Në këto momente protestuesi Erald Visha merr një plumb në gjoks, 1 centimetër larg zemrës dhe rrëzohet në tokë. Visha niset me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak.
-Ndrea Prendi qëllon 11 herë me pistoletë drejt protestuesve, duke vrarë Faik Myrtajn, vrasje kjo e provuar nga Prokuroria dhe e pranuar nga gjykata. Faik Myrtaj u godit në gjoks, i cili ndërroi jetë menjëherë.
-Vijojnë të shtënat. Një plumb godet në kokë Aleks Nikën, i cili shtrihet në tokë. Aleksi po qëndronte me duar në xhepa, në mes të bulevardit, rreth 80 metra jashtë rrethimit të Kryeministrisë. Nika ndërroi jetë disa ditë më pas në Turqi.
-Rreth orës 16:10 janë plagosur po nga garda Sokrat Gode, Ilia Papa, Ilia Qesku dhe Artes Dybeli, në pozicione të ndryshe në bulevard, larg rrethimit të Kryeministrisë.
-Ora 16:30: Protestuesit nisin të shpërndahen. Garda merr urdhër të ndalet zjarri. Trupa e viktimave dhe të plagosurit janë marrë me ambulanca.
Pse krimi fillon ne dreke apo disa dite me pare me Tomken, Rramen e shoket e tyre.
PërgjigjuKUSH POPULL HARRON ,,RREZIKON TI KTHEHEN PERSERI VRASJE SI KJO E 21 JANARIT ,,,PRANDAJ TE MENDOHEN MIRE KUR TE JAPIN VOTEN,,,TI JAPIN VOTEN EDI RAMES NJE PACIFIST,,APO KRIMINELEVE SALI ,,ILIR,,DHE LUL BASHA...
Përgjigju