Skeda/ Kush është Emiljano Shullazi dhe anëtarët e grupit! Krimet nisin që në 1999

3 Dhjetor 2021, 15:47| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 15:58

  • Share

Emiliano Shullazi është një personazh i njohur për policinë kriminale në vend, por veçanërisht në kryeqytet dhe në Durrës. Në këto qytete ai ka qenë i dyshuar për aktivitete të ndryshme kriminale. Për gjatë viteve, Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, apo trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në mënyrë të vazhdueshme ai ka qenë i dyshuar dhe i hetuar disa herë për gjobëvënie dhe shtrëngim me dhunë dhe kanosje për dhënie pasurie, por në shumë pak raste ai është hetuar.

Ndërkaq në mënyrë të herëpashershme ai është hetuar dhe arrestuar nga policia e kryeqytetit për armëmbajtje pa leje, jo shumë larg banesës së tij.  Me emrin e tij lidhen shumë ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin që prej vitit 1999. Prej atij viti dhjetëra të vdekur numërohen nga të gjitha anët e botës së krimit në kryeqytet.

Në nëntor 2011, ai përfundoi një dënim me burg, për akuzën e trafikut të drogës, ndërsa ishte dënuar 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge. Ai është dyshuar se ka qenë pjesë e një prej bandave më të egra që vepronte në Tiranë dhe në vend, nga e cila numërohen dhjetëra të vrarë për shkak të konflikteve. Pjesë e grupit ku bën pjesë edhe Shullazi, janë edhe Gilmando Dani, Blerim Shullazi, e persona të tjerë, të përfshirë në trafikimin e drogës dhe të shantazhimit dhe kërcënimit për dhënie pasurie.

Pas lirimit nga burgu në vitin 2011, Shullazi u arrestua sërish, si person i përfshirë në kanosje, ndërsa ai u gjet me armë pa leje nga efektivët e komisariatit nr.2. pas 20 në qeli, ai u lirua.

Ndërkaq me 5 janar të vitit 2012, ai mbeti i plagosur pasi ndaj veturës së tij Volksëagen Golf, u derdhën breshëri plumbash nga persona të panjohur.

Shullazi u arrestua dhe në vitin 2013, gjatë zgjedhjeve parlamentare. Ai u denoncua në atë kohë nga Partia Socialiste për presione dhe shantazhe ndaj komisionerëve të partive politike. Gjatë arrestimit të tij, policia i bllokoi dhe i gjeti radio policie, mjete komunikimi dhe një armë shotgan që mbahej me leje nga një prej personave që shoqëroheshin me Shullazin në momentin e ndalimit. Në 2016 forcat e komisariatit të policisë nr. 2. arrestuan Emiljano Shullazi dhe Gilmand Danin.

Emiljano Shullazit vijon të qëndrojë në fuqi edhe një masë e dytë sigurimi “arrest në burg”, për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të Vajdim Lamajt dhe Artan Arsit, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shkurt 2005 në Tiranë.


Lajmi kryesor:

Zvarriti për vite procesin, por Emiljano Shullazi nuk i shpëton dot drejtësisë! Apeli i GJKKO i jep 14 vite pas hekurave, 41 vite burg për 4 anëtarët e grupit e tij


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?