Urdhra nga burgu! Që prej 2020-ës, 15 bosë krimi u izoluan në ‘41 bis’! Shullazi i izoluar për 2 vite! Çfarë është regjimi i posaçëm: Çdo gjë përgjohet, lejohet 1 takim në muaj

13 Dhjetor 2023, 15:30| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 16:33

  • Share

Ishte vitit 1992 kur Italia provoi e para regjimin 41 bis në burgje, një formë të rreptë izolimi për të dënuarit që nuk kishin hequr dorë nga shkelja e ligjit dhe brenda qelisë u jepnin urdhra bandave të tyre kriminale. Në Shqipëri ky regjim i posaçëm u aplikua për herë të parë në vitin 2020. 

Siç mëson Report Tv, deri më tani, janë 15 njerëz të botës së krimit që e kanë provuar regjimin 41 bis në qeli izolimi të ngritura në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe tek 313-a në Tiranë. 

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, anëtarë të bandave kriminale janë vendosur në regjimin e posaçëm, në të cilin rregullat ndryshojnë nga një qeli e zakonshme. U lejohet vetëm një takim në muaj me familjarë të afërt dhe jo anëtarë të tjerë të fisit. Gjithçka regjistrohet me audio dhe video dhe nuk u lejohet futja e asnjë lloj sendi, përfshirë edhe paratë. Një telefonatë në muaj, e monitoruar, maksimalisht 10 minuta. Në ajrim mund të dalin deri në 2 orë në ditë, ndërsa u ndalohet të përfshihen në organizata dhe sindikata burgjesh.  

Thelbi i 41 bis është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë qelisë, pengimin e bosëve të mafies për dhënien e urdhrave për vrasje dhe krime të tjera, për sa kohë janë në burg. 

I fundit që u vendos brenda këtyre qelive është Ilir Kupa, kreu i grupit të babagjyshërve, autor i grabitjeve të shumta, në veçanti ajo e fundvitit 2013 në një qendër tregtare.

I pari që “inauguroi” regjimin 41 bis është Emiljano Shullazi, e më tej dhe anëtarë të grupit të tij Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja. Ata hynë në “41-bis” në gusht të vitit 2020, edhe pse për ta në atë periudhë nuk kishte një dënim të formës së prerë. 

Bashkë me ta, në regjimin “41-bis” do të izolohej Arbjon Aliko, pjesë e grupit të Lazaratit, autor i ekzekutimit në 2015-ën të efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, i dënuar me burgim të përjetshëm. Në “41-bis” i radhës ishte Genci Balla, imami i vetëshpallur i Xhamisë së Unazës së Re, i dënuar me 17 vjet burg si kreu i një grupi që rekrutonte shqiptarë për të luftuar në Siri. 

Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja, Arbjon Aliko dhe Genci Balla u mbajtën plot 2 vite në izolim, deri në gusht të vitit 2022. Përgjatë kësaj periudhe nuk munguan greva e urisë, taktikat e padive nëpër gjykata për lirim dhe problemet shëndetësore.  

Redjan Rraja, pjesë e grupit që kërkuan të eliminonin prokurorin Arjan Ndoja, në 2019 u shtua në listë në nëntor të 2021-shit. Bashkë me të ishte Fatmir Pjetri, edhe ky pjesë e grupit të babagjyshërve, i dënuar me 30 vjet burg. Aleksandër Llanaj, gjithashtu u izolua në regjimin e posaçëm, i dënuar më burg përjetë për një vrasje të tre-fishtë në Vlorë 7 prillin e 2015-ës. I fundit në atë periudhë, por jo më pak i rëndësishëm ishte Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vite burg për 613 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit në shkurt 2018, e cila vinte nga Kolumbia. 

I radhës që do të izolohej në “41-bis” ishte Viktor Ymeri, i cili më herët i kishte shpëtuar një dënimi më burgim të përjetshëm. Bashkë me të në maj 2022 do të izoloheshin edhe vëllezërit Klemend e Eldi Çala, të dënuar respektivisht me 20 dhe 17 vjet burg si anëtarë të grupit të grabitjes së 9 prillit 2019 brenda pistës së aeroportit të Rinasit. 

Të gjithë sot e kanë mbyllur dënimin në “41-bis” dhe i vetmi në qelitë e izolimit është Ilir Kupa.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/12/2023 02:27

    Modelin 41-bis e ka perdorur perpara Italise dhe vazhdon t'a perdore U.S. Dhe kushtet jane 100 here me te ashpra.Pergjimet e telefonave te burgut i ben per te gjithe,jo vetem per kete grupin special.Atentatorin e maratones se Bostonit e kane vene ne nje regjim te tille,pergjithemone.Nje rast tjeter qe e falen dhe e liruan me vone,Chelsea Manning,e mbajten per nje kohe relativisht te gjate ne nje regjim te tille ne kushte ekstreme,vetem ne qeli,drita 24 ore,pa carcaf,pa dysheke,pa veshje,se dyshonin se mos vriste veten.Kushtet e 41-bis te Shqiperise dhe Italise duken sikur je ne Kovaleshencen e Durresit,ne krahasim me ato amerikane.Pse El Chapo dhe ca trafikante te tjere te Amerikes Latine kane luftuar gjithemone ekstradimet ne U.S?-Jo vetem per ashpersine e denimeve qe marrin,por dhe per sist.amerikan te burgjeve qe eshte jashtzakonisht i ashper per kriminele te tille.

    Përgjigju
    • edmond (koder rreshen): 14/12/2023 15:10

      Akoma me televizor Iliria dhe antenat e komunizmit,te cilat kapin vetem valet e Italjanit dhe jo me larg,apo nje dashuri patologjike e jona per Italin,sic e ka Rama "Veneciani" duke mbajtur veshur,vetem Xhupin e Juventusit laj thaj ! Izolim d.m.th (burg brenda burgut) ka kudo ne Bot,kishim edhe ne kohen e monizmit (pyesni Lubonjen se ai e ka provuar disa her). Ne Shqiperi izolimet e te burgosurve jan si hotele me 5 yje,po ta krahasosh me Delfinin e Zi ne Rusi,i cili mban kriminelet me te rrezikshem ne Kafaz hekuri,sikur te jen kafsh cirku !

  • Gimi: 13/12/2023 19:53

    KTA DHE MBAS DALJES 2 VJCARE NGA 41BIS VAXHDOJN TE JAPIN POROSI.... LIGJI DUHET TE JETE SI NE ITALI 41BIS DERI NE PERFUNDIM TE DENIMIT BURG PERJET OSE DERI KUR TE BASHKPUNOJ ME DREJTESIN.... DHE JO ME 2 VJECAR SE ATA VAXHDOJN TE JENE KAPO DHE VAZHDOJN TE JAPIN POROSI NGA BURGU. HY E DIL NGA 41BIS ASHT TALLJE.... ME DREJTSIN.

    Përgjigju
    • Gjyshi: 13/12/2023 21:02

      Nuk ka 41 bis te perjetshem as Italia ppr ka kohen me te gjate. Minimalisht kategoria e ketyre ju duhen 5 vite 41bis dhe atehere dalin vete nga realiteti dhe qarkulllimi. Per fat te keq kjo nuk ndodh ashtu sikurse nuk ndodh as goditja e bishtave te tyre qe jane jashte. Ky eshte problemi.

    • Mili: 13/12/2023 20:18

      Paske ngel ke xh o Gimo.....

  • Alban Zela: 13/12/2023 18:59

    Per fat te keq keta kane shum ushtrare shume njerez te peshtire qe behen si krimba si minj kanalesh vetem e vetem qe te jene 'shoku' i te madhit kenaqen kur perdoren nga keta mostrat e 41 bizit ne burg e ne varr do shkone te gjith fare e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?