Politikë
Top 24

Nga përplasja me Berishën dhe Imamin, te propozimi i Kadaresë për President, kush është ministri i ri i Brendshëm, Gjeneral Sandër Lleshi

27 Tetor 2018, 08:56| Përditesimi: 27 Tetor 2018, 09:55

  • Share

Ministri i ri i Brendshëm, Gjeneral Sandër Lleshi, i cili pason në këtë detyrë Fatmir Xhafajn pas dorëheqjes, ka një karrierë të pasur si pjesë e Forcave të Armatosura. Emri i Gjeneralit doli në skenë në vitin 2012 kur ai u përplas me ish-ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Arben Imami dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Përplasje e cila solli shkarkimin e Gjeneralit nga pozicioni i zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë me propozim të Imamit dhe dekret të presidentit të atëhershëm Bujar Nishani. Por në krah të Sandër Lleshit do dilte opozita e asaj kohe e cila do të akuzonte ish-ministrin Imami për paaftësi në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura. 

Ndërsa në vitin 2013, kryeministri Edi Rama e bën pjesë të kabinetit të tij, duke e emëruar këshilltar për Sigurinë. Në një koment për mediat, Rama do të deklaronte se për herë të parë emrin e Sandër Lleshit e kishte dëgjuar nga shkrimtari Ismail Kadare, i cili ia kishte propozuar për President të Republikës. 

Emrin e Sandër Lleshit e kam dëguar për herë të parë nga Ismail Kadare, i cili ia sugjeroi palëve si një kandidaturë të spikatur për President të Republikës një vit më parë. Më vonë munda ta çmoj përmes mediave kur denoncoi publikisht rrënimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe degradimin e rëndë të drejtimit të ushtrisë sonë. Dhe njohja nga afër erdhi kur pas zgjedhjeve e thirra për ta dëgjuar lidhur me gjithë çka kishte denoncuar publikisht, si edhe me idetë e tij për të ardhmen e dikasterit qendror të mbrojtjes si edhe të vetë Forcave të Armatosura natyrisht. Pas disa komunikimesh kuptova besoj, arsyet pse shkrimtari i shquar e kishte menduar si president të denjë për vendin këtë gjeneral të panjohur. I edukuar në perëndim, njohës i mirë i historisë dhe bartës i modestisë intelektuale që karakterizon të diturit, zotërues i thellë i fushës jo vetëm nga librat po edhe nga rrugëtimi i një karriere të gjatë – nisur si fëmijë i një familjeje të varfër nga veriu në derën e shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” dhe ndërprerë brutalisht në pozicionin e zëvendës Shtabit të Përgjithshëm nga arroganca e injorancës së pushtetit në ikje -, Sandër Lleshi ka pranuar të jetë këshilltari im për mbrojtjen në kryeministri. 

Kryeministri Edi Rama, 2013

Karriera e Gjeneral Sandër Lleshit

Sander Lleshi, gjeneral Brigade. Ne vitin 2011 ka mbajtur postin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në periudhën 1996- 2000, gjeneral Lleshi ka qenë komandant i Kurseve në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë dhe më pas, për tre vjet të tjera, ishte komandant i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”.

Në vitet 2003-2006 ka shërbyer si atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Gjermani. Sa i takon arsimit të tij në fushën ushtarake, ai fillon në periudhën 1978-1985 kur ka kryer shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe Akademinë Ushtarake.

Nga viti 1994 deri në 1999 ka kryer një sërë kursesh, si ai i gjuhës gjermane në Akademinë e Mbrojtjes Kombëtare në Vjenë (Austri); kurs i avancuar i gjuhës gjermane në Institutin Federal të Gjuhëve (Bundessprachenamt) në Gjermani; kurs i komandantit të Batalionit në Shkollën e Artilerisë Kundërajrore në Rendsburg, Gjermani; kurs i Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani dhe kurs i Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani.

Në 2008-n, gjeneral Lleshi ka përfunduar Seminarin e Lartë Ekzekutiv në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane, George C. Marshall në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani;

Ndërsa në 2011-ën përfundoi Kursin e Lartë Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kalifornia, SHBA.

Komento

Komente

  • Alisa: 01/11/2018 21:21

    Po kush eshte ky pale gjeneral se sdo gjejn me te mire se xhafaj.

    Përgjigju
  • bledi 1: 27/10/2018 11:33

    pupupu pse gezohet opozita? ky eshte djallo per ato ... pune te mbar edhe ishalla i mer para mafien me te madhe ne europe MAFIA OPOZITA shqiptare & KAZAN

    Përgjigju
  • Arbër: 27/10/2018 09:33

    Gëzuar dhe suksese në detyrën e re! Pasi që ministria e punëve të brendshme të Gjermanisë është e kyqur kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, është e kjart se do të jetë një ndeshje e vështirë për kriminelët në vazhdim!!! Vetëm suksese ju dëshiroj...!!!

    Përgjigju
  • tlx: 27/10/2018 09:26

    O ed rama qenke kaq k** sa po tmerrohem qe je ne kryet te vendit! Nuk e kasha menduar kurre keshtu! Ti e beke hero sander lleshin?????!!!!!!! Eshte me shume se e tmerrshme, eshte me shume se fatkeqesi!!!!!!! Prandaj shqiptaret po ikin, dhe do ikin me shume se sirianet nga vendi!!!!!!!! Sanro leshin minister I brendeshem!!!!!!!!!!!!!! O tempora, o mores!!!!! Poshte edi rama!

    Përgjigju
    • Emigrant: 27/10/2018 10:44

      Besoj se je me i pa shkolle se une dhe dhe pa njohuri x intelektualet Qe ka Shqiperia.un e njoh pak Sander Lleshin dhe nuk kam kapacitet Qe ta vleresoj por do kisha deshire te ishin te gjithe qeveritaret dhe politikanet tane ne nevelin a Tije.jam pa bindje politike Do zoti e ikin emigrante sala , luli , edi ,monika , iliri e shume si keto

  • Turi: 27/10/2018 09:19

    Qeka goxha. Po këto i duhen venit, jo Blendra etj. Zoti Xhafa dhe ai është një teknokrat i shkëlqyet.

    Përgjigju
  • Whh: 27/10/2018 09:16

    Kete me pak fjal e paska ven gjermani

    Përgjigju
  • Vlorë: 27/10/2018 09:15

    Suksese!!

    Përgjigju
    • Konjak: 27/10/2018 16:32

      Ta gezoj detyren e re .Po pa pyteni gjeneralin ,mos ka firmosur si vullnetar i Enverit ne 1991-shin

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?