Politikë
Top 24

Skeda/ Pakti për Universitetin, ja kërkesat e studentëve që plotësoi Qeveria në mbledhjen e 30 dhjetorit 2018

7 Janar 2019, 11:50| Përditesimi: 7 Janar 2019, 13:34

  • Share

Lulzim Basha, Monika Kryemadhi si dhe deputetë të LSI-së dhe të PD-së, prej ditësh kërkojnë mbështetje për protestën e studentëve, një pjesë e të cilëve kanë vendosur të rikthehen edhe këtë të hënë në shesh (Lexo këtu) edhe pse qeveria ka plotësuar kërkesat e tyre madje duke i tejkaluar ato. Protestat e studentëve i kushtuan postin Ministres Arsimit, Lindita Nikolla, e cila pikërisht për këto protesta u bë pjesë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar, teksa Rama e zëvendësoi atw me Besa Shahin ish-zv/ministre e Arsimit.  

Aq shumë thirrje sa kanë bërë për protestën e studentëve përfaqësuesit e opozitës, nuk i kanë bërë as vetë organizatat studentore e për pasojë është mister se kush po e organizon këtë protestë në një kohë që nga 8 kërkesa që paraqitën studentet në protestën e tyre {Tabele me 8 kërkesat e protestesuve) u plotësuan të gjitha përveç pikës që 5% e GDP-së të shkojë për arsimin, gjë e cila është e pamundur në realitetin ekonomik të vendit tonë. 

Më 19 dhjetor që përkoi me ditën e 16 të protestës studentore, grupi i punës pranë kryeministrit Rama  përfundoi atë që e quajnë Pakti për Universitetin. Qeveria dha propozimet e saj se si mund të zgjidhen 8 kërkesat studentore duke i shoqëruar me afate konkrete.  Ky dokument është i hapur për sugjerime nga të gjitha palët e interesit.

Pika e parë dhe më e rëndësishmja është ajo e uljes së tarifave për studentët. Në janar të gjithë studentët, pavarësisht mesatares do të paguajnë vetëm gjysmën e tarifës. Pjesën tjetër do ta kompensojë qeveria tek universiteti. Ndërkohë, për vitin tjetër akademik  pra 2019-2020 tarifat do të reduktohen sipas mesatares.

Tarifat të paguhen nga qeveria nga 100% deri në 50% me shkallëzim. Studentët me mesatare 9 deri në 10, për studentët nga familje në ndihmë ekonomike, si edhe për të verbëritë dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë nuk do ta paguajnë asnjë lekë gjatë bachelor.

Këto kategori mund të kenë edhe një bursë prej 100 USD. Studentët me mesatare 8 deri në 9 do të paguajnë vetëm 25 % të tarifës, ndërsa  50% do të paguajnë studentët me mesatare 6 deri në 8. Ata me mesatare nën 6 nuk do të përfitojnë ulje tarifash.  

Për pikën e dytë, atë të transparencës financiare Ministria e Arsimit angazhohet që brenda janarit 2019 të krijojë një faqe online, ku të publikohen të gjitha buxhetet dhe shpenzimet e Ministrisë dhe universiteteve publik. Faqja do të shërbejë edhe si një platformë, për denoncimin e korrupsionit apo të shkeljeve të çdo lloji në universitet.

Lidhur me kërkesën e tretë, atë të rritjes së peshës së votës së studentëve në zgjedhjet në universitet, qeveria thotë se pret sugjerime për praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë drejtim. Mbi kërkesën e katër të transparencës së titujve shkencorë, qeveri thotë se, edhe pse është një detyrim ligjor i Universitetit, po punohet për një propozim konkret.

Biblioteka Kombëtare të ngrejë një portal të unifikuar, ku të hidhen të gjitha doktoraturat, ku do të digjitalizohen edhe doktoraturat që janë në letër. Kontrolli i plagjiaturave do të kryhet nëpërmjet një software-i të posaçëm. Ministria e Arsimit do të nisë Verifikimin e titujve akademikë në mars 2019.  

Për pikën 5, qeveria angazhohet të shkarkojë të gjithë anëtarët e saj në bordet e universitete. Në vend të tyre propozon të emërohen figura publike dhe ekspertë me profil të lartë. Po shqyrtohet edhe mundësia e përfshirjes së studentëve brenda shkurtit 2019.

Qeveria ka kërkuar kohë deri në shtator 2019 për procedurat e nevojshme për kartën e studentit.

Për pikën e shtatë, qeveria angazhohet që brenda marsit 2019 të përfundojë procesi i blerjes dhe vënies në dispozicion të studentëve të Bibliotekës Universitare Digjitale. 

Për pikën e tetë, atë që studentët e quajnë Vettingu i pedagogëve, qeveria angazhohet ta fillojë punën në mars 2019, me disa hapa.

Të kryhet Sondazhi Kombëtar i Studentëve për çdo pedagog, program mësimor; departament e fakultet; të bëhet vlerësimi i Produktit Kërkimor për çdo departament, fakultet dhe universitet si dhe të bëhet vlerësimi i jashtëm i cilësisë. Në këtë dokument mungojnë parashikime konkrete mbi një prej kërkesave studentore, përmirësimin e kushteve në Konvikte.

Ndërkohë edhe në konferencën e fundvitit në 30 dhjetor 2018  duke u ndalur tek protesta e studentëve kryeministri  Rama tha se kërkesat e tyre tashmë janë adresuar me vendim qeverie dhe Pakti për Universitetin është rruga për zgjidhjen dhe realizimin e tyre.  

Ndër të tjera kryeministri Edi Rama në konferencën e shtypit për studentët me 26 dhjetor ka premtuar 1 mijë vend pune në administratë për studentët ekselentë. Protestat e studentëve nisën me 13 dhjetor 2018 fillimisht në disa fakultetet e më pas tek Ministria e Arsimit  dhe se fundmi tek kryministrja por edhe përpara paralmentit.

Studentët paraqiten 8 kërkesa të cilat kishin të bënin kryesisht me tarifat dhe kushtet në shkolla e konvikte, kërkesa që u plotësuan. Pas plotësimit të kërkesave shesheshet filluan të braktisen nga studentet protestues dhe të mbusheshesin më shumë nga militantët e forumeve politike, shumë prej të cilëve student në universitete të privatë, të cilët në prag të festave të fundvitit u larguan me idenë për t’u kthyer në janar.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?