Emri i parë si kandidat për prokuror të SPAK-ut është ai i prokurorit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho. Ai aplikoi zyrtarisht sot dhjetë ditë pas çeljes së garës (Lexo këtu). Por kush është Klodian Braho, cila është karriera e tij në sistemin e drejtësisë dhe cilat janë dosjet e nxehta që ka hetuar?
Braho është prokuror magjistrat. Ai ka shërbyer në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë ku u bë i njohur si njeriu që hetoi dhe çoi në gjyq ish-kryebashkiakun Shpëtim Gjika, pasi ky i fundit akuzohej për shpërdorim detyre në falsifikimin e dokumenteve për dhënien e lejeve të ndërtimit. Edhe pse kishte në dorë dosjen e një prej njerëzve më të pushtetshëm në PS-në e kohës kjo nuk e pengoi aspak prokurorin Klodian Braho ta çonte Shpëtim Gjikën në dyert e drejtësisë.
Pas Vlorës, Braho transferohet në Tiranë ku emërohet prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, detyrë të cilën e mban edhe aktualisht. Në këtë prokurori, Braho po heton një tjetër dosje të nxehtë, atë ndaj ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla i vënë nën hetim për pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Së fundi, Klodian Braho çoi në pranga gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi i cili u filmua teksa kërkonte favore seksuale për një vendim, ndërsa ishte paguar edhe 5 mijë euro nga një grua për marrjen me vendim gjykate të kujdestarisë së fëmijës së saj.
Gara për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion u çel më 7 janar të 2019. Por për rreth 10 ditë, kushti që familjarë e të afërm të prokurorëve duhet të kontrollohen për çdo komunikim elektronik e llogari bankare, duket se kishte trembur prokurorët për të shpallur kandidaturat e tyre. Emri i Klodian Brahos është i pari nga radhët e prokurorëve të Krimeve të Rënda që bëhet pjesë e garës për prokuror të strukturës së re që krijohet nga reforma në drejtësi për hetimin e zyrtarëve të lartë.
Komente

Shtoni dhe ca: Ne Berat: Rifuti ne biruce horrat e ngelur te Altin Dardhes qe per pak dolen te pafajshem; Arrestoi nje dyzine policesh rrugore, e mandej per pak edhe kryeraren e gjykates Beradit;arrestoi shoket e Kokedhimes hakdute te mizeur, etj etj. Ne Vlore:Mos harroni qe ishte I pari qe vuri sekuestro te miliona Eurove pronash marre me falsifikim;Gjika ska per te shpetuar jo, I ka te qepme letrat; Krimet e renda:Mos harroni shoqen gjykatese te larte....
PërgjigjuHajde spak hajde... vk asgje sbehet e dakt ne kete vend
Përgjigjuky eshte miku i ngushte i ilir metes
PërgjigjuHetoi Shpetim Gjiken qe mori pafajesi ne gjykate. Kur dergon dosje pa prova ne gjykate quhesh i afte profesionalisht? Vetem ne Shqiperi ndodh....
PërgjigjuPafajesin ia dha gjykata.Provat per Gjiken i shef cdo njeri pervec gjykatesve qe e nxoren te pafajshem,ashtu sic nxoren te pafajshem edhe ish kryegjyqtarin e Gjirokastres(me nje thes me prova)
po hetoi edhe ballen qe ska mar pafajsin .... uhhh kok bosh