Më 30 tetor 2024, në Dobraç të Shkodrës, fisit Lici iu ngrit pritë.
Ibrahim Lici, që duket se ishte kthyer nga Turqia ku qëndronte pas arrestimit të përkohshëm dhe azilit të kërkuar, i mbijetoi atentatit, por nuk pati të njëjtin fat i vëllai, Hamzai dhe miku i tij Arlind Bushati. Ibrahimi cilësohet si kreu i grupit me të njëjtin emër, rival të Bajrave.
Të vrarë mbetën edhe shoku i Hamzait dhe dy bashkëshortë të pafajshëm, që u përplasën nga makina e viktimave teksa udhëtonin me motor.
Emri i Ibrahim Licit doli në vitin 2017 me serinë e gjobave ndaj bizneseve në Shkodër. Policia zhvilloi operacion duke arrestuar një grup personash, mes tyre edhe Ibrahim Licin, por që më pas u lirua. Ai ka qenë i arrestuar së bashku me vëllanë e tij, Muhamed Lici, në mars të 2017 pasi drejtonin një grup kriminal që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër. Muhamet Lici i dënua me 13 vite burg, ndërsa gjykata e la të lirë Ibrahim Licin.
Po këtë periudhë nis saga e përplasjeve. Një prej tyre me fisin Bajri-Bilali. Seritë e konflikteve mes bandave në këtë qytet kanë prodhuar që nga 2018 të paktën 12 të vrarë dhe 2 të zhdukur pa gjurmë deri tani, si dhe dhjetëra atentate.
Më e fundit e përplasjeve ishte edhe vrasja pas futjes në kurth të Endri Mustafës në vitin 2021 te lagja “Livadhet”. Policia shpalli në kërkim Ibrahim Licin, por ky i fundit tha se kishte alibi dhe se vrasjen e kishin kryer Bilalët, duke ia hedhur atij me inskenim fajin. Dëshmia iu mor një 15-vjeçari, që tërhoqi Mustafën në kurth për një kalë, por më pas ky deponim nuk u konsiderua i besueshëm për Licin dhe duket jo aq për drejtësinë.
Endri Mustafa ka qenë shok me Astmer Bilalin, ndërsa emrat e tyre dalin bashkë në disa ngjarje kriminale. Ndaj Ibrahim Lici dyshohet se qëndron pas vrasjes së Mustafës, që shtyu më tej hakmarrjen me Bajrat.
Ibrahim Lici është djali i ish-këshilltarit të Bashkisë së Shkodrës, Mustafa Lici, aleat i përhershëm i opozitës aktuale. Së fundmi ai ka qenë edhe subjekt i strukturës, Operacioni Forca e Ligjit, ndërsa rezulton në kërkim për disa vrasje të bujshme.
Sipas policisë, Lici është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali (babai dhe xhaxhai i kampionit të boksit Astmer Bilali), ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër. Astrit Bilali, i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilali, ish-kampionit boksit i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.
Astriti ishte biznesmen i njohur në Shkodër dhe në qytet ai identifikohej për pasionin e tij për kuajt së bashku me vëllain Brahimin, i cili ishte kryetar i shoqatës “2 Prilli”. Kjo ëhstë një pistë më shumë se objekt i atentatit të fundit të 30 tetorit në Dobraç ishte Ibrahim Lici, që duket se mbijetoi pas plagosjes dhe ka humbur gjurmët.
Kronologjia e atentateve Lici-Bajri që nga 2018:
-Gjithçka dyshohet se ka nisur që prej atentatit në janar të 2018 ndaj biznesmenit Lulzim Kulla. Shpërthimi i telekomanduar shkaktoi tetë persona të plagosur, mes të cilëve dhe Kulla.
-Më 18 qershor, u vra në servisin e tij teksa po riparonte brava makinash shtetasi Mehdi Kavaja, vrasje e dyshuar për hakmarrje. Ende ajo ngjarje është pa autor, ndërsa riparuesi i bravave u qëllua me plumb në kokë, duke mbetur i vdekur në vend.
-Më 15 korrik të vitit të 2018, poshtë banesës që kishin me qira ekzekutohen çifti Boran Bërçana, ish-polic dhe Silvi Ndoci, ndërsa bashkë me ata në makinë ndodhej edhe fëmija 3 vjeç, që u shpëtoi mrekullisht plumbave. Ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri që aktualisht janë të arrestuar dhe po ashtu ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje në atentatin ndaj Lul Kullës në janarin e 2018-ës dhe vrasja dyshohet se është kryer nga fisi Lici në Shkodër, që kanë lidhje me Lul Kullën, duke qenë se është dhëndri i tyre.
-Më 10 gusht të 2018-ës vritet Fatbardh Lici, pjesëtar i familjes Lici, vëllai i të fortit Sokol Lici dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici, si dhe xhaxhai i Ibrahim dhe Muhamet Licit. Kjo vrasje dyshohet se erdhi si hakmarrje nga fisi Bajri, pas vrasjes së ish-policit Bërcana.
-Më 23 gusht zhduken shtetasit Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, nip dhe dajë, dhe ende sot nuk janë gjetur. Këta dy shtetas dyshohet se kishin lidhje me fisin Lici, ndërsa mendohet se pasi janë zhdukur, janë vrarë.
-Pa kaluar shumë ditë, vjen vrasja e Arjan Ferracakut, i cili u qëllua teksa ndodhej me kalin e tij në zonën e Livadheve, më 1 shtator të vitit të 2018. Arjan Ferracaku, pak minuta para se të vritej, kishte komunikuar me Astrit Bilalin dhe ky i fundit e kishte thirrur që të dalë me kalë, pasi Astriti do shoqëronte disa turistë nga Kosova në Liqenin e Shkodrës.
-Më 14 nëntor po 2018 vritet Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferracakut. Fatos Ferracaku u vra në mes të ditës, teksa po shiste peshk në lagjen “Rus”.
-Më 20 mars 2019 ndodh një tjetër vrasje, teksa ekzekutohet me 20 plumba Ferdinand Polia, por që është një vrasje që është zbardhur nga Policia dhe nuk ekziston asnjë lidhje me përplasjet e grupeve Bajri-Lici, por me disa ngjarje të ndodhura në Itali, ku viktima ka qenë pjesë e një grupi kriminal atje, 9 vite më parë.
-Sipas policisë, Lici është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali (babai dhe xhaxhai i kampionit të boksit Astmer Bilali), ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër. Astrit Bilali, i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilali, ish-kampionit boksit i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.
-Në shtator të 2019, pas fillimit të serisë së krimeve, policia ndërhyri duke arrestuar anëtarët e dyshuar të grupit kriminal “Bajri”. 12 persona përfshi Astmer Bilalin, djali dhe nipi i viktimave të atentatit të së shtunës, u arrestuan në Shqipëri, Hollandë, Belgjikë e Spanjë.
-Më e fundit e përplasjeve ishte vrasja pas futjes në kurth të Endri Mustafës në vitin 2021 te lagja “Livadhet”. Policia shpalli në kërkim Ibrahim Licin, por ky i fundit tha se kishte alibi dhe se vrasjen e kishin kryer Bilalët, duke ia hedhur atij me inskenim fajin. Dëshmia iu mor një 15-vjeçari, që tërhoqi Mustafën në kurth për një kalë, por më pas ky deponim nuk u konsiderua i besueshëm për Licin dhe duket jo aq për drejtësinë.
-Goditja e fundit kriminale në sagën e përgjakshme është ajo e 30 Tetorit 2024 në Dobraç të Shkodrës. Dyshohet se anëtarë të grupit Bajri i ngritën pritë fisit Lici. I vrarë nga moria e plumbave ndaj makinës në lëvizje mbetën Hamza Lici, vëllai i vogël i të fortit të Shkodrës, Ibrahim Lici dhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD-së për kryetar bashkie të qytetit. Viktimë mbeti dhe Flutura Basha dhe bashkëshorti i saj, Bashkimi, që ishin të pafajshëm dhe motori me të cilin udhëtonin u përplas nga makina e viktimave. 4 viktima në total nga ky atentat. Nga kamerat u pa se edhe Ibrahim Lici ka qenë në mjetin shënjestër dhe i mbijetoi i plagosur atentatit, por nuk është gjendur ende.
Komente
