Bledar Muça, me armë në dorë dhe Florenc Çapja
Organizata e drejtuar nga Suel Çela dyshohet se qëndron edhe pas atentatit vdekjeprurës ndaj krahut të djathtë të grupit “Çapja” në Elbasan, i cilësuar edhe si killeri i tyre, Bledar Muça.
SPAK akuzon organizatën kriminale të Suel Çelës se fshihet pas vrasjes së Bledar Muçës ndodhur në janar të 2022 në Belgjikë. Në njoftimin e SPAK thuhet se ky grup "Siguroi kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje në dëm të E. K. dhe Bledar Muça.
Vrasja e tij u bë në Belgjikë më 22 Janar të vitit 2022, teksa edhe më parë i kishte shpëtuar dy atentateve të tjera, njëri prej të cilëve në Elbasan. Muça cilësohej si njeriu më i afërt i numrit dy të organizatës, Florenc Çapja, që fshihet në Dubai. Për këtë vrasje SPAKa ka lëshuar urdhërarrest 'arrest me burg' edhe për Sergei Hasanpapaj, i arrestuar në Belgjikë. Po për të njëjtë ngjarje, në tetor të këtij viti u arrestua Marsel D. 43-vjeçari u arrestua në aeroportin e Valencias. Mediat belge ishin ato që zbuluan se bëhet fjalë për shqiptarin Marsel D., i kërkuar për vrasje në Belgjikë, më 22 janar 2022 në Aartselaar. Ai ndihmoi ekzekutorët duke u treguar lëvizjet e Muçës.
Kush ishte Bledar Muça
Bledar Muça me origjinë nga Peshkopia, ishte lindur dhe i rritur në Elbasan. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e Ilir Rexhepit në Elbasan, por asnjëherë nuk u arrestua apo vuajti ndonjë dënim, pasi u arratis në Greqi dhe më pas në Belgjikë.
Më 2016 Muça u dënua me 2 vite burgim nga Gjykata e Elbasanit për goditjen me armë të dy efektivëve të Grupit të Operacioneve Speciale në Policisë e Shtetit, goditje kjo që është kryer gjatë detyrës së tyre, teksa po mbanin në vëzhgim situatën në lagjen e Çapjave në Elbasan. Muça u filmua nga kamerat e sigurisë ehde me armë në dorë.
Në shkurt 2016, Bledar Muça e Florenc Çapja i shpëtuan një atentati në Elbasan, ku mbetën të vrarë Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli, si dhe u plagosën 6 të tjerë, teksa po qëndronin në lokalin e tyre “Universe”. Edhe në muajin Qershor 2016, Bledar Muça dhe Florenc Çapja u bënë shënjestër e një atentati që i mbijetuan. Makina antiplumb i shpëtoi nga plumbat.
Në muajin Maj 2020, Bledar Muça aksidentoi gardianin Hekuran Pisha. Pisha po udhëtonte me motorin e tij, kur është përplasur nga makina e Bledar Muçës. 24 orë nga arrestimi, Muça është lënë sërish i lirë.
Derisa më 22 Janar 2022, u ekzekutua me breshëri automatiku brenda makinës së tij në Anverp të Belgjikës, ku dhe fshihej prej kohësh.
Lajmi kryesor:
SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan! Trafikoi kokainë nga Amerika Latine në BE! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren! ''Gazetarët morën para për keqinformim''
A.Q/S.G/ReportTv.al