SKEDA/ Sulmet që goditën Rusinë në 25 vite, atentati në Moskë më i rëndi

23 Mars, 15:39| Përditesimi: 23 Mars, 15:54

  • Share

1999 – Bombat shkatërruan blloqe apartamentesh në Moskë, Bujnaksk dhe Volgodonsk. Më shumë se 200 njerëz u vranë. Moska fajësoi çeçenët, kurse këta të fundit fajësuan shërbimet sekrete ruse.

2002 – Rebelët çeçenë morën peng 700 persona në një teatër në Moskë. Forcat speciale ruse sulmuan ndërtesën dhe 129 pengje dhe 41 luftëtarë çeçenë humbën jetën – shumica e tyre nga efektet e gazit narkotik që forcat ruse përdorën për t’i nënshtruar sulmuesit.

2003 – Një shpërthim goditi një tren udhëtarësh jashtë stacionit Jesentuki në Rusinë jugore. Dyzet e gjashtë persona u vranë dhe 160 u plagosën.

2004 – Një sulm vetëvrasës në një tren nëntokësor në Moskë la së paku 39 njerëz të vrarë dhe më shumë se 100 të plagosur. Autoritetet fajësuan separatistët çeçenë.

2004 – Dy aeroplanë rusë pasagjerësh u hodhën në erë pothuajse njëkohësisht nga kamikaze gra, duke vrarë 90 persona. I pari, që fluturonte për në Volgograd, u rrëzua në jug të Moskës. Pak minuta më vonë, , në fluturim drejt Soçit, u rrëzua pranë Rostovit mbi Don.

2004 – Më shumë se 300 pengje – gjysma e tyre fëmijë – humbën jetën në shkollën Nr.1 në qytetin e Beslanit, në Osetinë e Veriut. Përgjegjës rebelët që kërkonin pavarësinë e Çeçenisë dhe përfundimin e menjëhershëm të luftës atje.

2006 – 10 vetë u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën nga një bombë në periferi të Moskës.

2009 – Shpërthimi i një bombe nxori nga shinat trenin me 700 pasagjerë midis Moskës dhe Shën Petersburgut. 26 persona humbën jetën dhe 100 u plagosën. Rebelët çeçenë morën përgjegjësinë.

2010 –Dy shpërthime goditën stacionet e metrosë në Moskë, 40 të vrarë.

2011 – Mbi 30 njerëz u vranë rreth 130 u plagosën në një sulm vetëvrasës në Aeroportin Domodedovo të Moskës.

2013 – Dy sulmues vetëvrasës vranë 34 persona në një stacion hekurudhor në Volgograd, dy muaj para se të fillonin Lojërat Olimpike Dimërore 2014, në Soçi.

2017 – 16 të vrarë, përfshirë një sulmues, kur një shpërthim goditi një vagon treni, në qytetin e Shën Petersburgut.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?