Momenti i arrestimit të Alfred Dedjas, më 2014 në Tiranë

SKEDA/ U vra sot në Ndroq, kush është Alfred Dedja! Dy herë i arrestuar për seri vjedhjesh dhe trafik droge më 2014 dhe 2017

1 Dhjetor, 20:56| Përditesimi: 1 Dhjetor, 21:01

  • Share

Momenti i arrestimit të Alfred Dedjas, më 2014 në Tiranë

Edhe emri i Alfred Dedjas nuk është i panjohur për Policinë dhe Drejtësinë. I njohur si “Daku”, ai u ekzekutua me armë pasditen e sotme në lokal “Kështjella” nga i dyshuari Julian Gjoshi, në kërkim, ky i fundit kunati i Altin Hajrit, pronari i kompleksit “Golden”, ku viktima kishte punuar vite më parë.

Për herë të parë në dosjet e Policisë, Dedja rezulton i arrestuar në Tiranë më 2014, gjatë një operacioni kundër serisë së vjedhjes së makinave dhe deri pacientëve të spitalit të QSUT.

Shërbimet e Komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës kanë arrestuar në atë kohë 28 vjeç, pasi kishte thyer në seri xhamat shumë automjeteve në oborrin e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, për të vjedhur kasetofonin apo sende të tjera personale me vlerë që mund të gjendeshin brenda mjetit.

Sipas policisë, atëkohë akuzohej për të paktën 15 vjedhje të ndodhura në oborrin e QSUT. 

Ndërsa rreth katër vite më vonë, ai është kapur në Mat, gjatë aksionit të koduar “Minuta e fundit”. Specialistët për narkotikët kanë sekuestruar 6 kg lëndë kanabis sativa në vitin 2017, si dhe kanë vënë në pranga Alfred Dedjan, bashkë me Jurgen Alzenelin, 21 vjeç dhe K.K, 18 vjeç, të gjithë banues në qytetin e Burrelit.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ 50-vjeçari ekzekutohet brenda lokalit 'Kështjella'! Autori i dyshuar kunati i Altin Hajrit, pronar i 'Golden'! Viktima kishte punuar si menaxher i kompleksit ku u rrëmbye Jan Prenga (EMRAT+VIDEO)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?