Bashkim Fino ka lindur në Gjirokastër në 12 tetor 1962. Pas arsimit të mesëm, kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Fino nisi karrierën profesionale ekonomike si Shef i Sektorit të Studimeve Ekonomike, Qendra e Informatizimit Ekonomik në Gjirokastër, në periudhën 1987-1990. Në periudhën 1990-1992, ishte drejtor i Qendrës se Informatizimit Ekonomik po në Gjirokastër. Në zgjedhjet e para pluraliste në pushtetin vendor në Shqipëri, në vitin 1996, të mbajtur 3 muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Fino u zgjodh kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.
Fino ka kryer një sërë specializimesh për menaxhimin e pushtetit vendor në SHBA, Itali, Greqi e Finlandë. Krahas karrierës profesionale në fushën ekonomike, Bashkim Fino ka një karrierë të hershme politike që nga përmbysja e sistemit komunist, në krah të Partisë Socialiste. Që nga viti 1997 dhe deri kur u nda nga jeta Fino ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, forumit më të rëndësishëm vendimmarrës të saj. I moderuar, serioz, korrekt dhe i pa përfolur kurrë në historinë e tij politik, kulmi i karrierës së Bashkim Finos do të do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej kryeministër i Shqipërisë në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, si një figurë e pranuar nga të gjitha palët. Këtë detyrë Fino e ushtroi nga muaj mars deri në korrik 1997.
Roli në kapërcimin e krizës së ’97 u vlerësua ndërkombëtarisht. Krahas detyrës së kryeministrit, Fino ka mbajtur disa poste ministrore, ndërsa emri i tij lidhet edhe me disa nga reformat më të rëndësishme në Shqipëri. Nga vitit 1997 deri në 1998, Bashkim Fino ka ushtuar detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 ishte gjithashtu Ministër i Pushtetit Lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004-200, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.
Fino është zgjedhur gjithashtu deputet i Partisë Socialiste në të gjitha legjislaturat që nga zgjedhjet e korrikut 1997 deri në zgjedhjet e 2017. Nëse jeta e tij nuk do të ndërpritej në mes, Fino do të zgjidhej sërish deputet në zgjedhjet e 25 prillit, pasi kandidonte i katërti në listën e Fierit. Aktualisht, Bashkim Fino ishte anëtar i Komisionit të Ligjeve. Emri i tij lidhet me relatimin e shumë ligjeve të rëndësishme, por edhe me përcaktimin e buxhetit për organet e pushtetit lokal dhe drejtësisë.