Bota

Skeleti i dinozaurit Barry do të shitet në Paris

18 Shtator 2023, 17:05| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 17:06

  • Share

Një skelet, pothuajse i plotë, i një dinozauri do të shitet në një ankand në Paris, në muajin e ardhshëm. Ky skelet, që besohet se ekziston prej 150 milionë vitesh, është zbuluar më 1990 në Wyoming të Shteteve të Bashkuara.

Ai është emërtuar Barry, sipas Barry James, paleontologut që e ka zbuluar atë. Ekspertët besojnë se skeleti është i ruajtur “jashtëzakonisht mirë”.

Ai parashihet që mund të shitet për 1.2 milion euro në ankandin e 20 tetorit në Hotelin Drouot. Barry besohet se ka qenë 2.1 metra i gjatë.

Alexandre Giquello, nga shtëpia e ankandit, ka thënë se është e pazakonshme të shohësh një skelet kaq të paprekur të ndonjë dinozauri.

“Kafka është 90 për qind e kompletuar dhe pjesa tjera e dinozaurit është 80 për qind e kompletuar”, ka thënë ai.

Shitje të tilla të skeletit të një dinozauri janë tepër të rralla./REL

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?