Armand Duka dhe Refik Halili

Skema e FSHF-së ka zbehur garën dhe larguar tifozët në Superligë, Refik Halili: Isha kundër

6 Shkurt, 16:01
  • Share

Superliga shqiptare e futbollit këtë sezon ka aplikuar një skemë të re për garën, ajo "Final 4". Në fund të kampionatit të rregullt që ka 36 javë, katër skuadrat e renditura të parat do zhvillojnë një mini-turne mes tyre për të përcaktuar fituesin e trofeut.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili tha për Supersport se ka qenë kundër kësaj ideje kur u diskutua me klubet. “Isha kundër kësaj skeme”, tha ai fillimisht.

“Momenti i bukur si president? Ka pasur shumë momente të bukura. Kënaqësia ka qenë e madhe në vitin 2009. Kishte disa ekipe shumë të mirë. Tirana ka pasur një skuadër shumë të mirë, ka qenë Ansi Agolli, Devi Muka, që për mua është më i miri absolut, Andi Lila, Dabulla etj. Ishte skuadër e frikshme.

E çuditshme, sepse u ndërtua, brenda pak javësh. Mbaj mend që për Ansi Agollin, ka shkuar një shoku im deri në Finlandë për ta bindur. Ishte shumë e rëndësishme marrja e Osmanit, morëm Memellin", tha presidenti i Tiranës mes të tjerash.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?