Skema e Ligës së Kombëve, Shqipëria thuajse e kualifikuar për play-off' të 'Euro 2024'

31 Mars 2022, 14:56| Përditesimi: 31 Mars 2022, 15:21

  • Share

E ardhmja duket optimiste për kombëtaren kuqezi të drejtuar nga Reja. Kjo pasi Liga e Kombeve pritet që rezervojë një biletë për Shqipërinë në Europianin 2024.

Nga kualifikueset do të shkojnë direkt në Europian 20 kombëtare, vendi i parë dhe i dytë në secilin grup nga 10 që janë gjithsej, ndërsa 4 përfaqësuese të tjera nga ‘play-offet’ e Ligës së Kombeve. Sipas të gjitha gjasave 16 nga 20 këto kombëtare do të jenë në Ligën A të Ligës së Kombeve dhe për rrjedhojë katër skuadrat e tjera do jenë nga vendet e para të katër grupeve në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Pikërisht në Ligën B, grupi i 2 bën pjesë edhe Shqipëria. Si të mos mjaftojë kaq nga Liga e Kombeve shkojnë edhe 4 skuadra me ‘play-off’, që në këtë rast i bie të jenë edhe vendet e dyta të katër grupeve në Ligën B. Shqipëria në Ligën e Kombeve është e shortuar në grup me Islandën, Izraelin dhe Rusinë, por kjo e fundit mbetet e pezulluar nga UEFA dhe FIFA.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?