Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në lidhje me skemat e mashtrimit me mikro kreditë, gjatë një takimi që ka zhvilluar me gazetarët. Dumani bëri me dije se po bëhet një hetim për një objekt konkret.
‘Ne kemi vetëm një çështje të regjistruar, por nuk hetojmë rastet e qytetarëve që janë mashtruar. Kemi vetëm një hetim për një objekt konkret. Nuk bëj komente. Realisht na vjen keq për qytetarët që përplasen ne dyert tona dhe për ata persona që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompetencën tonë. Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi para dyerve të SPAK. Ka kërkesa të shumta nga qytetarë, ligji na e ka përcaktuar qartë.’- tha Dumani.