Sociale

Subvencionet në bujqësi, aplikimi çelet më 14 prill! Kote: Mbështetje për serat biologjike dhe stallat e viçave

7 Prill, 15:24| Përditesimi: 7 Prill, 15:36

  • Share

Më 14 prill çelen aplikimet për skemën kombëtare të bujqësisë 2025. Duke nisur nga 14 prilli deri në fund të majit, fermerët kanë afat aplikimi për të përfituar nga skemat mbështetëse të ministrisë së bujqësisë.

Zv/ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote nga Lushnja tha se për herë të parë do të mbështeten fermerët që prodhojnë perime bio në sera. Ndërsa për blegtorinë do t’i kushtohet vëmendje rritjes së viçave.

'Në blegtori përveç mbështetjes për kretët, për delet dhe për dhitë do të vazhdojë mbështetja dhe për viçat meshkuj për mish, 50 mijë lekë të vjetra për krerë dhe e njëta gjë edhe për serat. Tani ku është ndryshimi që kemi bërë tek serat, nga 2 milionë lekë do të bëhet 3 milionë lekë për hektarë, ku fermeri do të futet në skemën e mbojtjes biologjike', tha ai. 

Ndryshe nga skemat mbështetëse paraardhëse, këtë vit janë përmirësuar skemat e mëparshme ku bie në dy subvencionimi për numër krerësh në blegtori edhe për viçat e majmërisë, lufta biologjike në sera si dhe subvencionimi për litër naftë shoqëruar nga dokumentacioni për naftën, plehërimin si dhe të tjerat.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?