Edhe pse LSI nuk është bashkuar në koalicionin që PD ka krijuar me 13 aleatët e saj me emrin "Aleanca për Ndryshim", duket se kalkulimet e tyre për të fituar mandate dhe për të mos lejuar asnjë humbje vote kanë bërë që LSI dhe PD të vendosin të dalin me kandidatë të përbashkët në dy qarqe, atë të Kukësit dhe Dibrës, të njohura i bastione të demokratëve.
Burime për Report tv bëjnë me dije se LSI do të garojë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit në të gjithë vendin me përjashtim të dy qarqeve Kukës dhe Dibër. Një parti që garon e vetme nuk i lejohet të vendosë kandidatë në koalicione por nga ana tjetër ka detyrimin të ketë kandidatë në çdo zonë zgjedhore. Për të respektuar kodin zgjedhor LSI do të ketë lista të saj në Dibër dhe Kukës me emra pa potencial për t'u zgjedhur ndërsa kandidatët që kanë mbështetje elektorale do ti fusë në listën e koalicionit të PD për të marrë mandate. Pra në këto dy qarqe logo e LSI nuk do të jetë, por do të jetë ajo e PD.
KQZ pritet të marrë vendim nëse i lejohet që LSI të dalë me kandidatë të përbashkët me PD në këto dy qarqe në një kohë që nuk është pjesë e koalicionit.
Lajmi kryesor: