Ekonomi

Skema e pensioneve gjithnjë e më e ‘kripur’, vitin e ardhshëm do të marrë 2 mld € shpenzime! Rritet deficiti, kontributet s’mjaftojnë

5 Shtator, 15:11| Përditesimi: 5 Shtator, 15:20

  • Share

Më shumë se 2 miliardë euro do të jetë fatura e pensioneve për vitin 2026. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka miratuar tavanet buxhetore për 3 vitet e ardhshme ku planifikohet rritje e shpenzimeve për këtë program.

Sipas të dhënave të bëra publike nga ISSH, planifikohet që shpenzimet të rriten me 117 milionë euro në raport me këtë vit. Kjo kosto do të vijojë të rritet për të arritur në 2.2 miliardë euro në vitin 2028.

Paralelisht me rritjen e shpenzimeve për Sigurimet Shoqërore, do të rritet edhe financimi nga buxheti i shtetit për të mbuluar këtë skemë, përfshirë edhe deficitin. Report TV mëson se financimi nga buxheti i shtetit nga 408 milionë euro këtë vit do të rritet në 514 milionë euro vitin tjetër dhe deri në vitin 2028 financimi nga buxheti do të arrijë në 601 milionë euro.

Duke qenë se të ardhurat që mbledh ISSH nga kontributet nuk janë të mjaftueshme për të shlyer pensionet e 721 mijë qytetarëve, buxheti i shtetit është kthyer në ‘shpëtim’ për skemën deficitare të pensioneve.

Pritshmëritë janë që të ardhurat që do të mblidhen vitin tjetër do të mbulojnë vetëm 75% të shpenzimeve për pagesën e pensionistëve, nga 76% që është niveli i këtij viti. (Pra nëse shpenzimet do të jenë 100 lekë, të ardhurat do të jenë vetëm 75 lekë). Deri në vitin 2028 është parashikuar që të ardhurat të mbulojnë vetëm 73% të shpenzimeve.

Për të paguar pensionet e 100 qytetarëve sot kontribuojnë 117 punonjës. Ky nivel nuk është i mjaftueshëm për të shlyer pensionet dhe për këtë arsye prej 1 dekade, diferenca mbulohet nga buxheti i shtetit. Emigrimi, rënia e lindshmërisë, punësimi në të zezë dhe nëndeklarimi i pagave, po dëmtojnë skemën e pensioneve pasi mos deklarimi real ul vlerën e kontributeve që paguhen.

Sa i takon bonusit të pensionistëve, sipas dokumentit të siguruara nga Report TV, në buxhet është planifikuar shpenzim prej gati 190 milionë euro në tre vitet e ardhshme.

Edhe për vitet në vijim parashikohet dhënia e dy bonuseve e diferencuar në varësi të vlerës mujore që merr pensionisti. Kjo skemë do të ndiqet deri kur të jetë gati skema e re e pensioneve, e cila ende vijon të punohet dhe nuk është gati.
 

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mirieta Topciu: 08/09/2025 06:48

    Gjith defiçiti eshte nga vete qeverisja mbingarkesa e te punesuarve ne administratat apo qeveri dhe bodigardeve per mbrojtje po te jesh i sinqerte e pa lyer duart ne sherbim te popullit ske pse mban bodigarde Sa faturino kontrolli kini qe paguani kot Edhe faturinot e dites Miliarda shkojne kot duke paguar neper jnstitucionet Mbushur lokalet plot duke pire kafe punonjesit shkon per hall e nuk i gjen ne vendin e punes Rrogat e dietat e tyre boshatisin buxhetin e varferojne popullin Pasurite e tyre jane djersa e pensionisteve Çfare ti thuash ketij shteti hajdut Ju hedh fajin pensionisteve qe nuk marrin dhe ate qe kane dhene gjithe jeten

    Përgjigju
  • Iris: 06/09/2025 04:50

    Rrogat dhe pensionet e deputeteve,ministrave e drejtoreve,kjo eshte me rendesi! Pensioni i nje infermjeri,mesuesi,apo punetori te thjeshte nuk perlan nga buxheti i shteti sa c'perlan pensioni apo rroga e nje deputeti,apo ministri.

    Përgjigju
  • Lala: 05/09/2025 19:49

    Kjo do zgjasi edge NJ a 5 vjet pastaj do vdesin e keta QE nuk paguajn sigurime sdo perfitojn asgjo .e know gropa e pensioneve do mbyllet.matematik e thjesht

    Përgjigju
  • Tahipi: 05/09/2025 16:04

    Vetëm me vjelljet që kanë bër politikanët .kishin mjaftuar për pensione 3 vite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?