Ekonomi

Skema Kombëtare e Investimeve 2025: Deri në 50% mbështetje për agroturizëm dhe energji të rinovueshme

21 Gusht, 16:26| Përditesimi: 21 Gusht, 16:38

  • Share

Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve 2025 qeveria po nxit investimet në agroturizëm dhe sektorin bujqësor, duke ofruar deri në 50% grant, deri në 15 milionë lekë për subjekt, për investime që përfshijnë edhe instalimin e paneleve fotovoltaike.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural bën të ditur se kjo masë synon rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe uljen e kostove për bizneset rurale, duke garantuar energjisë të qëndrueshme dhe të mjaftueshme deri në 110% të nevojave energjetike të objektit.

Sipas AZHBR-së, subjektet përfituese mund të sigurojnë financim të plotë falë kombinimit të grantit me Kredi të Butë (me interes vetëm 2%) dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit.

Aplikimet janë të hapura deri më 30 shtator 2025 në zyrat e AZHBR, në kuadër të 9 masave mbështetëse për sektorin bujqësor dhe agroturizmin.

Kjo nismë synon të përshpejtojë kalimin drejt një ekonomie rurale më të gjelbër dhe të vetëqëndrueshme, duke kthyer zonat rurale në burim të qëndrueshëm zhvillimi dhe punësimi.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?