Ekonomi

Skema kombëtare e subvencioneve 44 mln euro/ Për herë të parë financim për mbarështimin e viçave, Denaj: Forcojmë kontrollet për përfituesit e naftës pa taksa

6 Mars, 13:16| Përditesimi: 6 Mars, 15:13

  • Share

TIRANE- Për herë të parë blegtorët do të marrin para nga buxheti i shtetit edhe për mbarështimin e viçave. Skema Kombëtare e Bujqësisë e Blegtorisë, që për këtë vit është në vlerën 44 milionë euro vjen me disa ndryshime.

“Skema ka një risi për të gjithë ata që mbarështojnë viça për majmëri. 5 mijë lekë për viçat, por jo më pak se 10 krerë”, tha Denaj.

E pandryshuar mbetet mbështetja për lopët dhe të imtat. Fermerët do të marrin 10 mijë lekë financim për lopë por për tufa jo më të vogla se 10 krerë. Ndërsa për dhi e dele financimi do të jetë 1200 lekë për krerë, për tufa jo më të vogla se 100 bagëti. Ministrja Anila Denaj sqaron se këto kufizime vijojnë në fuqi pasi synohet bashkimi i fermerëve.

“Ky kufi mbështet ekonominë e shkallës por edhe nxit bashkimin e fermerët. Edhe kjo skemë financon me 100% të gjithë fermerët e bashkuar me një kontratë marrëveshje”, shprehet ministrja.

Me 1 mijë lekë do të mbështeten bletarët me jo më pak se 50 koshere, ndërsa kultivuesit e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit do të marrin 200 mijë lekë për hektar. Edhe fermerët e bimëve medicinale do të marrin 30 mijë lekë për hektar. Ndërsa skema e naftës do të pësojë ndryshime, pasi do të rriten kontrollet për përfituesit.

“Skema e naftës do e marrin më shumë se 50 mijë fermerë por do të rrisim masën e kontrollin në bazë risku që ta marrë ai që punon tokën”, tha ministrja.

Aplikimet pritet të çelen në fund të muajit mars të këtij viti dhe do të ketë afat aplikimi deri 2 muaj për fermerët.

Po në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratuar edhe projektligji për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, e cila do të përqendrohet tek financimi i biznesit të vogël, start-up, kreditimin e eksportuesve dhe prodhuesve si për të mbështetur projektet me rëndësi për zhvillimin ekonomik.plikimet pritet të çelen në fund të muajit mars.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?