Prokuroria e Elbasanit

EMRAT/ Skemë mashtrimi me TVSH-në, 2 të arrestuar në Elbasan! Bashkë me 5 të tjerë i shkaktuan shtetit 3 mln euro dëm

20 Shkurt, 12:26| Përditesimi: 20 Shkurt, 13:02

  • Share

ELBASAN- Sajmir Xhafa 38 vjeç dhe Julian Kalo, 46 vjeç, të shpallur në kërkim në nëntor të vitit të kaluar, janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen se kanë lëshuar fatura me vlera fiktive, në një biznes për shitjen me shumicë të metaleve, me qëllim përfitimin nga TVSH-ja, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 3 mln eurosh.

‘Ata akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vleren e shtuar" dhe "Fshehja e të ardhurave", pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet një biznesi për shitjen me shumicë të metaleve, lëshonin fatura të mallrave, me vlera fiktive, që të mashtronin lidhur me TVSH-në, me qëllim përfitimin ekonomik. ’- njofton policia.

Në nëntor të vitit të kaluar u arrestua administratori i firmës Adnand (Andreë) Progri, ndërsa u lëshuan urdhër arreste edhe për Nezir Beqirin, Erion Satkën, Teidi Doraci, dhe një shtetas italian, Aldo Mazzarela.

Sipas burimeve këto 7 persona i kanë shkaktuar shtetit 3 milionë euro dëm, pasi krijuan një skemë fiktive të mashtrimit përmes tatimit mbi vlerën e shtuar. Baza e tyre e mashtrimeve ishte shtrirë në 3 qytete, Elbasan, Durrës dhe Tiranë, ndërsa hetimi i Prokurorisë së Elbasanit i nxori zbuluar.

Burime pranë akuzës së Elbasanit i thanë Report Tv se personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, pasi gjenin biznese të ndryshme, një pjesë të së cilëve i krijonin vetëm si emër, pa ekzistuar në realitet, kryenin prerje të faturave fiktive duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm shtetit nga për përfitimet e rimbursimit.

Personat e përfshirë në skemën mashtruese akuzohen për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?