Prokuroria çon në gjyq Rezart Taçin, zbardh skemën e mashtrimit me TVSH me fatura fiktive, për 5 muaj fitoi mbi 500 mijë euro në 2013

11 Korrik, 13:16| Përditesimi: 11 Korrik, 15:58

  • Share

Tirane- Një hetim i nisur nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2018 ndaj biznesmenit në arrati Rezart Taçi, për  krijimin e një skeme mashtrimi me TVSH, ka përfunduar dhe është dërguar për gjykim. Sipas prokurorisë skema ka funksionuar nëpërmjet  kryerjeve  te transaksioneve fiktive me shoqëritë e krijuara prej tij.

Bëhet fjalë për një mashtrim tatimor me vlerë gati 52 mln lekë të reja për 5 muaj, (Mbi 500 mije eur0) (maj - tetor 2013) që ka zbardhur prokuroria e Tiranës.

Përmes një kompanie, Taçi ka kredituar në mënyrë të paligjshme TVSH me vlerë mbi 100 milionë lekë të vjetra, teksa ka bërë translaksione fiktive duke shtuar shpenzimet me një shumë totale prej rreth 520 mln lekësh të vjetra.

Sipas prokurorisë nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 206 i vitit 2018, rezultoi se shoqëria ‘Kuid’ shpk - edhe kjo në pronësi të Rezart Taçit deri në tetor 2013 - si agjente e shitjes me pakicë e shoqërisë ‘Taçi Oil International Trading and Supply Company’ sh.a., i ka faturuar komisione shërbimi më shumë në sasi se sa sasia e furnizuar në fakt për periudhën Maj-Dhjetor 2013.

"Kjo shoqëri ka kredituar padrejtësisht TVSH-në me vlerë 10.399,595 lekë. Gjithashtu me transaksion fiktiv ka rënduar shpenzimet e vitit padrejtësisht për shumën 51.997.975 lekë" informoi sot prokuroria e Tiranës.

Pra kompania ka bërë deklarim fals të shitjeve me TVSH të karburanteve.

Kështu nga maj - tetor 2013, Taçi Oil International Trading and Supply Company’ sh.a ka shitur karburant ‘Diesel’ një sasi prej 1.298 095 litra por ka faturuar në shtet një sasi prej 4.591.093 litra, pra një diferencë më shumë 3.292.998 litra. Përmes kësaj fitimi që ka marrë përmes marrjes mbrapsht të TVSH-së me fatura false ka qenë në vlerë 36.818.845 lekësh.

Ndërkohë po për këtë periudhë për shitjen e  ‘Benzinës’ ka kryer shitje në sasinë 608.093 litra por faturoi 1.934.446 me vlerë 15.070.950 lekë.'

Nga kontrolli tatimor i kryer rezultoi se shoqëria ‘Taçi Oil International Trading and Supply Company’ sh.a. për llojin karburant ‘Diesel’ nga muaji Maj-Tetor 2013 ka shitur një sasi prej 1.298095 litra dhe ka faturuar një sasi prej 4.591.093 litra, me një diferencë më shumë 3.292.998 litra në vlerë 36.818.845 lekësh. Ndërsa për llojin e karburantit ‘Benzinë’ ka kryer shitje në sasinë 608.093 litra duke faturuar 1.934.446 me vlerë 15.070.950 lekë.'- njofton prokuroria.

Aktualisht biznesmeni Rezart Taci  është shpallur në kërkim  pas një vendimi të dhënë nga gjykata e posacme  pasi biznesmenit akuzohet nga SPAK për përfshirje në tentativën e pastrimit të 18.3 mln euro të mafias italiane. Procesi ndaj tij ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie "arrest në burg" dhënë në mungesë ndaj tij. Ndërkohe që avokatja mbrojtëse ka kërkuar transferimin e kësaj çështjeje për tu gjykuar ne Itali pasi Rezart Taçi që prej vitit 2015 është rezident ne këtë shtet.

Shënim:  Kursi aktual i kembimit valutor 11 korrik 1 euro = 100.34 lekë)

 

 

Shoqëria 'Kuid' rezulton shoqëri në pronësi të Rezart Taçit deri në tetor 2013.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ZYLYF KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 12/07/2024 07:08

    Komentusja me emrin minushe ka plotēsisht tē drejt. Kto plerat e partis wc pd qē i kan dhēn miljona euro hajdutit ordiner Rezart Taçit kan mar dhe ata pjesēn e vet e tani kta qenefe dalin e protestoin qē tē kthejn kohēn e rēmpallēs qē tē vjedhin me 4 duart. Mjer Shqiptarēt na mbytēn hajdutēt e flliqur.

    Përgjigju
    • kaso: 12/07/2024 11:24

      ka lezet sot ne fakt. askush nuk po ju vjedhe. meritoni cfare kemi Kasapo

  • minushe: 11/07/2024 15:30

    kush ishte drejtor tatimesh ne kohen e 2013? qe ky ka marre rimbursime me transaksione fiktive... asgje skalonte po nuk e pranonte DRajonal i cili bente cfare i thoshte drejtori i madh? mos ishte Gazmir SPAHIJA...Kontrolloni pak.....si mori apartament SPAHIJA kur sapo kishte ardhur ne tirane ......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?